Gazetari Igli Çelmeta dha detaje të reja mbi ngjarjen tragjike, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli u vetëvra pasi konsumoi fostoksinë në banesën e saj, pas dhunës sistematike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, 25-vjeçari Eraldo Fizi.
“Dyshohet se Eraldo Fizi ushtronte dhunë psikologjike sistematike ndaj të resë dhe të hënën pasdite dyshohet që ai ka shkuar pranë banesës së vajzës në ish-Fushën e Aviacionit, ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj. E ka takuar dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të resë, e cila më pas është rikthyer në banesë ditën e djeshme rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe në paradite ka ndërmarrë aktin ekstrem duke konsumuar fostoksinë dhe duke lënë edhe një letër për familjen e saj”, tha gazetari.
Gazetari dha edhe detaje të tjera, duke thënë se ngjarjen e konstatoi shoqja e dhomës së 25-vjeçares. E reja u dërgua me ambulancë në spital, por fatkeqësisht dy orë më pas ndërroi jetë. Eraldo Fizi është në kërkim nga policia për veprat penale “shkaktim vetëvrasjeje” dhe “dhunë në familje”, dhe dyshohet se është ende në Shqipëri.
“Sipas informacioneve që ka Policia e Shtetit, në bazë të të dhënave të sistemit TIMS rezulton se ai nuk është larguar nga territori shqiptar dhe dyshohet se fshihet në Tiranë.”
Gazetari tha gjithashtu se e ndjera kishte shkuar para dy javësh në spitalin e Lezhës me shenja dhune në sy, por për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike nga ish-bashkëshorti kishte deklaruar se syrin e kishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar.
“Edhe para dy javësh, e ndjera ka shkuar në spitalin e Lezhës. Burime nga spitali më bëjnë me dije se ajo ka shkuar me shenja dhune në sy dhe ka deklaruar se ishte rrëzuar. Nuk ka treguar të vërtetën, çka tregon se e ndjera ishte prej kohësh nën presion psikologjik dhe dhunë fizike nga ish-bashkëshorti i saj.
Gjithashtu rezulton se nuk ka bërë asnjë denoncim as në Policinë e Lezhës dhe as në Policinë e Tiranës.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Mars21:10
Qeveria miraton rregullat për rikthimin e basteve sportive, si do të funksionojnë platformat
Qeveria ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton rregullat dhe standardet teknike për funksionimin e platformave të basteve sport...
AKTUALITET
11 Mars20:44
Protesta e opozitës/ Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë (VIDEO)
Pak orë para seancës plenare, kur demokratët do të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare, Parlamenti ...
AKTUALITET
11 Mars20:41
Vdekja e 25-vjeçares nga Lezha, gazetarja jep detaje të reja: Kush e zbuloi në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha ndërroi jetë në...
AKTUALITET
11 Mars20:36
Anulimi i tenderit të Porto Romanos/ Kreu i Dhomës Amerikane: Me interes të sjellim kompani nga SHBA
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar për mediat pas dështimit të tenderit për...
AKTUALITET
11 Mars20:36
AKU bllokon 738 kg fileto pule/ Mishi me probleme në KMY, bllokohet edhe një sasi djathi në “Bonum”
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tira...
AKTUALITET
11 Mars19:49
‘Do ju vras me thikë’/ 24-vjeçari shqiptar tërbohet ndaj policisë spanjolle. Gjykata merr vendim ndaj tij
“Herën tjetër do të vras një polic me thikë, jam i lodhur nga bezdisjet e tyre”.
Ky ishte kërcënimi i një t...
AKTUALITET
11 Mars19:47
Ku shkoi tenderi 2 milionë euro?/ Plasin ujërat tek Llixhat e Bënjës, shkallët kthehen në shatërvan
Llixhat e Bënjës, një nga pikat më të vizituara në Përmet i janë nënshtruar para disa javësh një procesi ...
AKTUALITET
11 Mars19:46
Emri/ Trafikanti shqiptar i kokainës lirohet për një firmë të harruar
Mirsadi, trafikanti shqiptar i kokainës, është i lirë! Ky djalosh 24-vjeçar, i zeshkët dhe me mjekër, ishte arrestuar m&eum...
AKTUALITET
11 Mars19:38
Aksident në galerinë e kromit në Bulqizë
Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. N&eu...
AKTUALITET
11 Mars19:36
Ngriti dyshime te policia, i riu shqiptar kapet me 2 kg kokainë
Një operacion anti-drogë nga Policia e Shtetit çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe sekuestrimin e afërsisht dy kilogra...