FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
TIRANË- Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë kanë tronditur vendin. Në Lezhë u ekzekutua me armë zjarri, Gjovalin Prendi, 65-vjeç, babai i Sidorel Prendit të njohur më shumë si Roan Brahimi. Rreth një orë pas Lezhës, në Tiranë, në zonën e Lundrës, tre të rinj dhe shoferi i tyre, u plagosën pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash automjetin e tyre tip "G-Class".
Automjeti i të rinjve dyshohet se nuk ka qenë shënjestra e atentatit. Ka dyshime se autorët e plagosjes në Tiranë kanë ngatërruar makinën e tre të plagosurve në Lundër me automjetin e gruas së Roan Brahimit.
Edhe ajo lëvizte me makinë tip "G-Class" dhe jetonte në të njëjtin kompleks vilash në Lundër, ku jetonin të rinjtë e plagosur. Automjeti i saj ka vetëm një shkronjë dhe një numër të ndryshëm nga makina që u qëllua mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se gruaja e Roan Brahimit ndodhet sot në zonën e Lezhës, ku po merr pjesë në varrimin e vjehrrit të saj. Pas kësaj, ajo pritet të merret në pyetje nga policia lidhur me atentatin e Tiranës.
Atentati në Tiranë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class". Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç. Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, ende të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa. Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i "G-Class"-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makina mbrëmë. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, bëhet me dije se shoferi, 34-vjeçari Arenc Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë të mitur, Marko Demiraj, 17 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa 11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje më të rëndë. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat. Bëhet me dije se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin "G-Class" që e kishin nën shënjestrën e tyre.
vendngjarja ne lezhe LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë...
gjykata e fierit FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të ci...
altin dumani DURRËS- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot në Konferencën e...
TIRANA- Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greqi, që dyshohet se ishte ...
TIRANË- Atentati i mbrëmshëm në Tiranë, kishte për synim eleminimin e bashkëshortes së Roan Brahimit, i vrarë...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dy atentatet e ndodhura mbëmjen e djeshme një në Lezhë dhe një në ...
foto e postuar nga flamur vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit ...
TIRANA- Personi në foto është 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili u plagos në atentatin e mbrëmjes së shkuar në zon&...
vendngjarja ne lezhe dhe tirane TIRANË- Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze. Në Lezhë, autor&eum...
TIRANA- Katër të plagosurit e atentatit të mbrëmjes së djeshme mësohet se kishin shkuar në Pjezë të Shijakut...