AKTUALITET

‘E cilësoi mercenar’/ Familja e Tahir Sinanit paralajmëron Ballën: Do mbajë përgjegjësi për sulmin ndaj dëshmorit të kombit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2026, 17:35
‘E cilësoi mercenar’/ Familja e Tahir Sinanit paralajmëron

Njazi Sinani, vëllai i dëshmorit të kombit Tahir Sinani, reagoi ashpër në një intervistë për Syri TV me gazetarin Elkier Bushkolaj, në lidhje me deklaratat e deputetit Taulant Balla, të cilat i cilësoi si një fyerje të rëndë ndaj figurës së një prej komandantëve më të njohur të luftërave çlirimtare shqiptare.

Ai theksoi se Tahir Sinani është i njohur dhe i vlerësuar zyrtarisht si dëshmor nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa akuzoi Ballën se po mohon kontributin e një komandanti që, sipas tij, udhëhoqi luftën në disa fronte për çlirimin e trojeve shqiptare.

Intervista:

Bushkolaj: Përshëndetje, jemi live në Syri Televizion. Në vijim të sulmeve të qeverisë kundër protestës, pas ju publikua një letër që pretendonte se i përkiste komandant Plakut, e emrin e të cilit nuk e dinin as deputetët e Partisë Socialiste por që në fakt bëhet fjalë për Xheladin Gashin, një nga figurat emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj protestës ka ardhur një tjetër sulm. Taulant Balla ka publikuar një dokument, që pretendon sipas tij, se në atë dokument ka shënime për para që janë marrë nga ushtarakë shqiptarë që kanë qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qëllimi i publikimit të këtij dokumenti ka qenë për të sulmuar një nga aktivistët që merr pjesë në protestë Dritan Goxhajn, por për hir të së vërtetës, ajo çfarë ne konstatuam është se në krye të këtij dokumenti është emri i Tahir Sinanit. Tahir Sinani, për ata që nuk e dinë, është një ushtarak nga Tropoja, i cili iu bashkua ndër të parët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai mori pjesë në luftën e Kosovës, mori pjesë në luftën në Luginën e Preshevës, mori pjesë dhe në luftën e Maqedonisë së Veriut, ku dhe humbi jetën pas një shpërthimi me bombë tragjik në vitin 2001.

Është një nga figurat emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kemi parasysh që është në krye të listës së dëshmorëve nga Shqipëria. Malësia e Gjakovës, Hasi, por dhe zonat përreth si Kukësi dhe Mirdita kanë një numër shumë të madh dëshmorësh, ku patjetër emri i Tahir Sinanit qëndron në krye bashkë me Indrit Carën edhe shumë figura të tjera. Por ne sot, kemi vendosur që të kontaktojmë pikërisht familjen e Tahir Sinanit dhe unë kam në një lidhje direkte vëllain e tij, Njazi Sinani, vëllain e dëshmorit Tahir Sinani për ta pyetur nëse i ka parë këto lajme ku është publikuar një listë që e nxjerr dëshmorin e trojeve shqiptare Tahir Sinani, si një njeri që ka luftuar me pagesë për emër të UÇK-së, ndërkohë që të gjithë e dinë kontributin e tij, të gjithë e dinë se si ai e la familjen në ato vite të vështira dhe vendosi që të ishte ndër të parët që i bashkohet në front të UÇK-së. Përshëndetje Njazi.

Njazi Sinani: Faleminderit.

Bushkolaj: Së pari në emër të Syri Televizion të falënderoj që pranove për të zhvilluar këtë intervistë dhe do të doja të dija nëse i ke parë këto publikime ku paraqitet një listë, për vërtetësinë e të cilës nuk flas dot por aludohet që Tahir Sinani është paguar për të kontribuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur ndërkohë ne e dimë shumë mirë se cila ka qenë jeta dhe vepra e tij në shërbim të atdheut.

Njazi Sinani: Mirë faleminderit televizionit tuaj. Për respektin tuaj. Në radhë të parë në emër të familjes së dëshmorit të kombit vëllait tonë Tahir Sinanit, dënojmë familjarisht dhe publikisht në organet e këtij shteti të drejtësisë, ne sa dëgjuam këtë lajm të hidhur nga një deputet i kuvendit popullor në fakt, që nuk i lejohet një gjë e tillë, në asnjë mënyrë, për dëshmorin e kombit i cili është i faktuar publikisht nga dy shtete, nga Shqipëria dhe Kosova, që ai ka marrë pjesë në luftë dhe ka qenë drejtues i luftës, komandant i tre luftërave në çlirimet e trojeve të Kosovës dhe ai të akuzohet nga Taulant Balla me paturpësinë më të madhe njerëzore, që nuk duhet t'i lejohet asnjë deputeti, pa asnjë qytetari të thjeshtë dhe askujt që të mohojë luftën e një ushtaraku, një drejtuesi të luftës i cili ka marrë pjesë në tre luftëra për çlirimin e trojeve të Kosovës.

Bushkolaj: Njazi, të lutem do të pyes, a keni një apel për ish-drejtuesit e UÇK-së për komandantët që të dalin dhe të japin një sqarim për këto deklarata të Taulant Ballës, se këtu kemi një hipokrizi se në fund të ditës ne kemi një parlament që ka rrëzuar rezolutat për gjenocidin serb në Kosovë, madje dhe për gjenocidin serb në Bosnje. Tahir Sinani mercenar për herë të fundit është quajtur po themi në kohën e Millosheviçit dhe tani de fakto po aludohet sikur është mercenar në 2026-ën nga eksponentë shumë të lartë të parlamentit të Shqipërisë. A keni një apel për ato ish komandantë të UÇK-së me të cilët ka bashkëpunuar ngushtë Tahir Sinani, këtu kam parasysh zotin Çeku, komandant Sulltani dhe të paktën drejtuesit kryesorë të UÇK-së, a duhet të bëjnë ata një reagim për këto deklarata?

Njazi Sinani: Patjetër duhet bëjë një ndërhyrje Fatmir Limaj. Selim ka qenë komandanti që ka zëvendësuar Tahirin kur ai u caktua, mbasi mbaroi lufta në zonën e Pashtrikut në Prizren, ai u caktua nga ministria e mbrojtjes në Prishtinë, dhe ata e zëvendësoi komandant Selimi, edhe ai mund të prononcohet. Një komandant, me pseudonimin, nuk po më kujtohet mirë emri, po ka shumë komandantë, ka shumë shokë të Tahirit të luftës që mund të prononcohen për këtë rast.

Bushkolaj: Një pyetje thjesht, a ndjeni një keqardhje që busti i Tahir Sinanit nuk është në kryeqytetin shqiptar? Ne e kemi atë në Prizren, e kemi në Malësi të Gjakovës, po nuk e kemi në Tiranë dhe a ka pasur një vëmendje shteti shqiptar karshi familjes së Tahir Sinanit, dhe a ka pasur dhe një vëmendje nga Prishtina zyrtare karshi familjes së Tahir Sinanit, por dhe dëshmorëve të tjerë të Malësisë së Gjakovës?

Njazi Sinani: Shteti shqiptar, më fal po nuk u bëni asnjë gjë. Përkundrazi, në fillim as Kosova, doli komandanti i UÇK-së i cili bëni të mundur bustin e tij në Maqedoni, i cili bëni shpenzimet e, organizoi bustin e Tahir Sinanit në Tropojë.

Bushkolaj: E fundit zoti Njazi, duke ju falënderuar edhe për kohën, a keni një mesazh të fundit për Taulant Ballën dhe parlamentarë të tjerë shqiptarë që kanë publikuar këtë listë?

Njazi Sinani: Ne mesazhin e fundit e kemi si familje, duke qenë shumë, shumë të prekur shpirtërisht. Duke qenë një rast i papritur në familjen tonë. Personalisht nga Taulant Balla dhe nga ndonjë pushtetar tjetër. Dhe apeli ynë është që do t'i drejtohemi opinionit publik dhe organeve të drejtësisë, deri në zgjidhjen e kërkesës tonë.

Bushkolaj: Edhe diçka shumë shkurtër. Tahir Sinani në ato vite të vështira kur shkoi në luftë, fëmijët i ka pasur të mitur. Si ka qenë gjendja e tyre gjatë atyre viteve të vështira, për Shqipërinë, për trojet shqiptare, veçanërisht edhe për Tropojën, si ka qenë gjendja e familjes së tij në ato vite të vështira?

Njazi Sinani: Gjendja ishte shumë e rëndë domethënë, të rritësh, ai ka lënë familjen, ka lënë gruan me tre fëmijë, në Tiranë. Ishte me probleme jetësore, por ai duke pas parasysh gjënë më të madhe për kombin, ai iu fut lapidar, ia bashkëngjiti luftës, UÇK-së.

Bushkolaj: Njazi, të falenderoj shumë për këtë ndërhyrje në Syri Televizion, për të hedhur dritë mbi disa prej figurave që për hir të së vërtetës, në ato vite të vështira kontributin vendosën që ta jepnin në front, ndryshe nga shumë të tjerë që zgjodhën të largoheshin apo të mos i kushtonin qoftë edhe një artikull, dhe pse ishin njerëz me peshë në media. Të falënderoj për kohën, të falënderoj dhe për këtë ndërhyrje, të falënderoj dhe për këtë apel.

Njazi Sinani: Shumë faleminderit juve, qofshi të nderuar dhe do jem mirënjohës përgjatë gjithë jetës ndaj jush. Ndaj televizionit tuaj. Faleminderit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë