diplomat
ITALI- Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso nga Tirana për shtetas të Italisë. Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano.
Mediat italiane shkruajnë se të sipërpërmendurit, duke përfituar nga lidhjet e tyre në Shqipëri janë vendosur në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin. Gjithashtu thuhet se çifti kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve, ku njëra prej tyre, konkretisht presidentja e Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.
Savino Cianci i njohur edhe si Nino Cianci dhe Lucia Catalano u martuan në qershor të këtij viti, me një dasëm luksoze ndërsa sot të dy janë në bug pas zbulimit të skandalit. Nino Cianci ka postuar shpeshherë foto nga jeta e tij e bukur në vendin tonë, me udhëtime, takime të rëndësishme me profesorë, zyrtarë dhe projekte universitare. Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia. Sipas dosjes së prokurorisë, Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.
Në artikullin e mediave të vendit fqinj thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit. Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës. Përmendet se një person ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme. 19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit. 9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë. Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.
Të arrestuarit e tjerë lidhur me skemën e mashtrimit janë: Të arrestuarit janë: Maria Saveria Modaffari, Fortunata Giada Modaffari, Maria Attisano, Lucia Catalano, Savino Cianci, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale, dhe Maria Mdaraa. Lidhur me skandalin që duket se ka rrënjë të thella edhe në vendin tonë ende nuk ka asnjë informacion për shtrirjen e hetimeve dhe operacionit të Guardia di Finanza në Shqipëri.
universiteti wisdom tirane itali savino cianci lucia catalno
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
17 Shtator09:33
EMRI/ "Prezantohej si grek!" Një nga më të kërkuarit në Europë, arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, e gjithë familja e përfshirë në organizim...
Haredin Fejzulla
SPANJA- 58-vjeçari shqiptar, Haredin Fejzulla, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg, është arrestuar nga P...
M.B.
AKTUALITET
17 Shtator09:18
Shkak, përafrimi i legjislacionit shqiptar me BE-në, shtyhet deri në 2025 ndalimi i importit të mishit të derrit nga Brazili
TIRANA- Ndalimi i importit të mishit të derrit nga Brazili, për shkak të përafrimit të legjislacionit shqiptar me BE-në, do...
r.ll
AKTUALITET
17 Shtator08:40
Skandali/ At Nikolla Xhufka pas publikimit të videove: Personin që më provokoi seksualisht e solli Behxhet Pacolli
kika, at nikoll xhufka, behxhet pacolli
TIRANË- At Nikolla Xhufka ka reaguar pas publikimit të disa videove nga emisioni investigativ "Piranjat",...
r.ll
AKTUALITET
17 Shtator07:51
Dita e duhur për të përmirësuar komunikimin në çift, zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme
foto ilustruese
Dashi
Është dita për të përmirësuar komunikimin në çift. Mund të përballeni me disa sf...
M.B.
AKTUALITET
17 Shtator07:44
Statistikat: Qytetarët e Shqipërisë “pushuan” më së shumti në hotelet e Kosovës
TIRANA- Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë k...
M.B.
AKTUALITET
17 Shtator07:43
Konfirmohet “braktisja” në verë, turistët nga Kosova ranë me 16% në korrik
TIRANA- Hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti m&eum...
r.ll
AKTUALITET
17 Shtator07:38
Prifti përgënjeshtroi bisedat e publikuara/ Nëna e At Nikolla Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara…
at nikolla xhufka dhe nena e tij
TIRANË- Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, t&eu...
r.ll
AKTUALITET
17 Shtator07:38
Skandali seksual/ Producenti nga Kosova përballet me At Nikolla Xhufkën: Jam personi në video me të, e njoha në një program për homoseksualët
at nikolla xhufka
TIRANË- Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kan&e...
r.ll
AKTUALITET
17 Shtator07:37
Kthjellime dhe kalime vranësirash, mësoni parashikimin e motit për sot
foto ilustruese
TIRANË- Kjo e martë, ashtu si ditët e mëparshme, do të shoqërohet me kthjellime dhe kalime vranësirash. ...
r.ll
AKTUALITET
16 Shtator21:04
"Nuk i trembemi apelimeve", ministri i Brendshëm i Italisë: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër hapen në tetor
ministri
ITALI- Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi do të hapë qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe...