AKTUALITET

E reja tentoi të mbytej bashkë me 4 fëmijët në lumin Buna/ Flet nëna e saj: E dhunonte bashkëshorti, kishte lidhje dhe fëmijë me një grua tjetër

r.ll Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 13:40
E reja tentoi të mbytej bashkë me 4 fëmijët në lumin
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja tragjike ka tronditur ditën e djeshme Shkodrën. Një 27-vjeçare tentoi të vetëmbytej bashkë me 4 fëmijët e saj në lumin Buna, përkatësisht të moshave 7, 5, 3 dhe 1-vjeç. Nëna e 27-vjeçares, në një intervistë për News24, tha se vajza i dërgoi një mesazh duke i thënë se ndodhem tek ura e Bunës dhe menjëherë njoftuan policinë duke arritur ta gjejnë në një lulishte përpara se të kryente aktin e rëndë.

Ajo tha po ashtu se vajza e saj është në proces divorci dhe prej disa vitesh bashkëshorti e dhunonte dhe e kërcënonte vazhdimisht. Nëna e 27-vjeçares ka treguar se dhëndri kishte një tjetër lidhje të dytë dhe kërkon që ai të ndalohet nga policia si shkaktari i gjithë kësaj situate.

Vajza kishte ardhur tek shtëpia jonë për shkak të problemeve që bashkëshorti i ka sjellë për 9 vite me radhë. Ne e kemi mbështetur gjithmonë vajzën dhe do vazhdojmë ta mbështesim pavarësisht situatës së vështirë. Po bënim një diskutim me vajzën sepse donte të bënte një aplikim në e-albania tek bashkia Shkodër për strehim por më tha se nuk kam lekë. I thashë t’i japë unë. Në diskutim e sipër mori fëmijët dhe doli jashtë. Këtë gjë e ka bërë disa herë. Pas pak kohësh na dërgoi një audio mesazh dhe tha se jam te ura e Bunës. Në atë moment njoftuan policinë, erdhën menjëherë dhe arritëm ta gjejmë. Nuk arrita të flas me vajzën sepse nuk na lejoi policia. Më pas në komisariat i ka dhënë dorën, i putha fëmijët dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetër sepse aq kisha. Më kanë thënë se është në një qendër por nuk e di se ku, nuk kam komunikuar ende me vajzën.

Përse vajza ka ardhur tek ju bashkë me fëmijët?

Vajza ka ikur nga shtëpia sepse bashkëshorti i saj kishte një lidhje të dytë me një grua tjetër edhe ajo me katër fëmijë. E ka kërcënuar disa herë vajzën time dhe e ka lënë të vetme me 4 fëmijë duke i thënë dil nga shtëpia. Madje e ka kërcënuar edhe me armë para disa muajsh. Vajza e ka denoncuar por nuk është marrë asnjë masë. Bashkëshorti ka dhunuar fëmijët dhe ka ushtruar edhe dhunë psikologjike ndaj vajzës time. Kjo histori vijon prej vitesh. Vajza ka qenë edhe në një qendër strehimi në Tiranë dhe ka patur urdhër mbrojtje por bashkëshorti i saj ka shkuar atje edhe pse nuk lejohej dhe ka takuar fëmijët. Madje ajo qendra tre ditë përpara se të dilte sepse 6 muaj ishte afati ia ka mbushur mendjen vajzës që të ribashkohet me bashkëshortin. Më përpara donin ta nxirrnin nga aty duke i thënë që shih e gjej një punë e shtëpi në një kohë që ajo është me katër fëmijë dhe nuk ka si të punojë. Shteti është në dijeni të gjithë kësaj historie por gjithë këto vite nuk kanë bërë asgjë.

Çfarë kërkoni ju?

Ne duam që bashkëshorti i saj të ndalohet nga policia për gjitha ato që i ka bërë vajzës gjithë këto vite. I ka drejtuar armën, e ka kërcënuar, ka dhunuar fëmijët, e ka dhunuar psikologjikisht vajzën dhe gjithë kohën vetëm me mashtrime e probleme pa dashur t’ja dijë as për vajzën as për familjen. Nuk e kuptoj pse është ende i lirë me gjithë çfarë ka bërë.

Cili është apeli juaj?

Ne jemi në kushte të vështira ekonomike. Burri im është me një kemp, unë mundohem të punoj dhe herë më paguajnë herë jo. Kërkoj që shteti të vendos dorën në zemër dha ta ndihmojë vajzën timë dhe katër fëmijët e saj të mitur. Kërkoj që t’i gjendet një shtëpi për strehim sepse ne e kemi të pamundur dhe po ashtu sa munden ta ndihmojnë. Ajo është me katër fëmijë dhe duhet që t’i përgjigjet, nuk ka se si të punojë. I kërkojmë shtetit që të reagojë ndaj gjithë kësaj situate dhe të gjendet një zgjidhje për vajzën time dhe fëmijët.

lumi buna shkoder

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë