VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...

TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është ekstraduar sot në Shqipëri nga Turqia. Rexhepi konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.
Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo i bandës së drogës mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali.
Dritan Rexhepi është një ndër “kokat” më të fuqishme të trafikimit të drogës në Ekuador. “Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, thuhej se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.
Ai u dënua me 13 vite burg për trafik droge më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes. Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.
Rexhepi është në kërkim edhe në Belgjikë dhe është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Nga ana tjetër, autoritetet italiane e akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero , një tjetër trafikant droge.
Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka transportuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli. Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi.
Sipas Europol, Kompanio Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafundme kokaine”. Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Eall Street Journal. WSJ).
Objektivi i kësaj organizate, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”. Karteli kishte përfituar nga marrëdhënia e tij me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij. Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.
SHKODËR- Autori i vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasaj ka rrëfyer në polici arsyen që ai kreu ekzekutimin me armë. Arjon ...
zyrtaret TIRANË- Prokurorja e Posaçme Anita Jella do të jetë pjesë e hetimit dhe përfaqësimit të organit të ...
njesia speciale KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur një objekt në Mitrovicën e Veriut ku dyshohet se kanë funksio...
TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri ng...
TIRANË- Dy ditë pas sulmit të dhunshëm të regjistruar ndaj 48-vjeçarit, Adriatik Roshi janë publikuar pamjet nga ven...
TIRANA- Pak muaj më parë, kur Erion Veliaj u paraqit për herë të parë në SPAK për të dhënë sqarime...
pasaporta Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në m...
DURRËS- Një 25-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit të vitit 2023 për sh...
Foto ilustruese BRITANI- Shqiptarët kryesojnë listën e më shumë arrestimeve për popullsi në Britaninë e Madhe, me t...
TIRANA- Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dh&e...