AKTUALITET

Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, Prokurorët kërkojnë me urgjencë thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 11:35

Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, Prokurorët kërkojnë me

Një grup prokurorësh kanë depozituar zyrtarisht një kërkesë për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve, me qëllim adresimin e masave urgjente për përmirësimin e sigurisë fizike dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të magjistratëve.

Kjo nismë vjen në vazhdën e ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit më 6 tetor.

Në kërkesën zyrtare, prokurorët theksojnë se kjo ngjarje ka ekspozuar “boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë”, duke kërkuar reflektim të menjëhershëm dhe veprime konkrete institucionale.

Sipas tyre, mungesa e një reagimi të unifikuar institucional përballë rreziqeve që kërcënojnë jetën dhe integritetin e magjistratëve është një problem i thellë dhe rrezikon funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Kjo nuk është më një çështje personale apo thjesht profesionale. Është një emergjencë institucionale që kërkon përgjigje të përbashkët dhe vendimmarrje të koordinuar në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë,” thuhet në dokumentin e dorëzuar.

Prokurorët kërkojnë që siguria e magjistratëve të trajtohet si prioritet kombëtar dhe që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për të garantuar mbrojtjen dhe funksionimin normal të drejtësisë.

Kerkesa: 

Kërkesë për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për diskutimin e çështjeve të sigurisë fizike dhe mbrojtjes së figurës dhe dinjitetit të magjistratëve

Të nderuar,

Ne, të nënshkruarit prokurorë të Republikës së Shqipërisë, duke u mbështetur në nenin 113 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në nenet 54–56 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, kërkojmë thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Kjo kërkesë vjen si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një magjistrati (gjyqtari) gjatë ushtrimit të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë dhe ka nxjerrë në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, brenda dhe jashtë institucioneve të drejtësisë. Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese.

Megjithëse nenet 111–116 të ligjit nr. 115/2016 parashikojnë mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për qëllime zgjedhore (zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së dhe të Shkollës së Magjistraturës), vetë ekzistenca e këtij organizmi në ligj përbën njohje formale të tij si organ kolegjial përfaqësues i trupës së prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Asnjë dispozitë ligjore nuk ndalon që kjo mbledhje të thirret edhe për çështje të tjera me interes të lartë publik, profesional apo institucional. Përkundrazi, parimet kushtetuese të pavarësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë (neni 147 i Kushtetutës dhe nenet 2, 3 e 4 të ligjit nr. 115/2016) kërkojnë që trupa e magjistratëve të ketë mundësinë të vetorganizojë qëndrime kolektive për situata që ndikojnë drejtpërdrejt ushtrimin e detyrës dhe sigurinë personale të anëtarëve të saj.

Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

Ky interpretim është në përputhje me frymën e ligjit dhe praktikën ndërkombëtare, ku organet vetëqeverisëse të sistemit të drejtësisë mblidhen jo vetëm për çështje zgjedhore, por edhe për emergjenca institucionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve, përfshirë:

– Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit);
– Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin;
– Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë;
– Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës.
Në këtë kuadër, vlerësojmë të domosdoshme që në mbledhje të trajtohet edhe çështja e gjuhës së urrejtjes ndaj magjistratëve, prokurorëve, e manifestuar herë pas here nga përfaqësues të politikës, mediat dhe portalet online. Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës. Është e nevojshme që sistemi i prokurorisë, përmes organeve të veta përfaqësuese, të mbajë një qëndrim të qartë institucional ndaj këtij fenomeni dhe të ndërmarrë nisma për forcimin e mbrojtjes së figurës, dinjitetit dhe sigurisë së magjistratëve.

Në përputhje me ligjin, kjo kërkesë mbështetet nga jo më pak se një e dhjeta e trupës së prokurorëve të Republikës.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë dhe urgjencën që kjo situatë ka krijuar në sistemin e akuzës, kërkojmë që mbledhja të thirret brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që vendimet e saj të shërbejnë si bazë për propozime konkrete ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha nivelet.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë