Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
MALËSI E MADHE- Në Shqipëri të dhënat e Censit të vitit 2023, puplikuar kohët e fundit, dëshmojnë për një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve, një pjesë e madhe për shkak të nivelit të lartë të emigracionit. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm nga viti 2018 deri në vitin 2022, nga Shqipëria janë larguar rreth 195 mijë persona. Një nga zonat më të prekura është edhe Malësia e Madhe. Studiuesi shqiptaro- amerikan Lulash Palushaj paraqiti në Malësi të Madhe librin e tij të fundit kushtuar plagës së emigracionit në këtë zonë.
Studiuesi dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan Lulash Palushaj, autor i 15 librave, që i kushtohen historisë dhe traditave të Malësisë së Madhe, paraqiti sot përpara studiuesve dhe autoriteteve nga Malësia e Madhe, këndej dhe andej kufirit të sotëm shtetëror, librin e tij të fundit “Ku vojte o Malësi e Madhe, ka vete o shqiptar ”, kushtuar asaj që ai e quan plaga më e madhe e malësorëve, emigracioni.
“Plaga më e madhe është se kemi lënë ato pleq nëpër shtëpija të zbrazura. Plaga më e rëndë është lotët që derdhin pleqtë se ku i kanë njerëzit e shtëpisë. Se nuk mund të ketë shtëpi pa njerëz dhe njerëz pa vendlindjen e vet. Kjo është më e rëndësishmja që unë kam pasqyruar në këtë vepër”, tregon ai.
Për nënkryetarin e Bashkisë “Malësi e Madhe”, Sytki Ndreca, studiuesi Palushaj ka arritur të prekë një ndër problemet më kryesore që vazhdon të ketë Malësia e Madhe.
“ Ikja dhe emigrimi jashtë territorit të Malësisë së Madhe, por edhe jashtë Shqipërisë, në emigracion, në diasporë, ka marrë një përmasë të madhe, ç’ka është shumë e frikshme”, thotë ai.
Nënkryetari i bashkisë thotë se të dhënat e fundit, të publikuara nga censusi i popullsisë dhe banesave, dëshmojnë edhe përmasat e largimit të banorëve nga Malësia e Madhe, si drejt emigracionit, ashtu edhe zonave të tjera në brendësi të vendit.
Sipas census-it të vitit 2023 Malësia e Madhe ka 21640 banorë ose më pak se 15 mijë banorë në krahasim me vitin 2011 dhe rreth 32 mijë më pak se regjistrimi i vitit 1991.
Pjesëmarrësit nga shqiptarët në Mal të Zi theksuan gjatë takimit se tema e emigrimit është shqetësuese për malësorët që jetojnë në të dy anët e kufirit dhe se trajtimi i kësaj teme ka të bëjë me nevojën e ndalimit të shpopullimit të trojeve shqiptare.
“Kjo temë përbën një fenomen shqetësues edhe për Lulashin se edhe ai vetë po e jeton emigracionin në SHBA. Pothuajse në shumicën e veprave të tij ai trajton këtë fat të hidhun të malësorëve, si andej, si këndej kufirit”, thotë Rrok Gjolaj. këshilltarë në Minsitrinë e Arsimit në Mal të Zi.
Shqipëria, thotë Lulash Palushaj, ka potenciale natyrore dhe ekonomike për të mbajtur në vendin e vet shqiptarët, por është e nevojshme të nxitet punësimi dhe të përdoren të mirat natyrore në dobi të zhvillimit.
Poetja Mimoza Rexhvelaj, banore e Malësisë së Madhe, thotë se tashmë në malësi ka fshatra që kanë mbetur bosh për shkak të braktisjes dhe largimit të banorëve drejt emigrimit, kryesisht në Amerikë dhe Angli. Ndaj, libri i fundit i Lulash Palushajt, thotë ajo, është një klithëm për ndryshimin e këtij realiteti.
“Klithma dhe ulurima në fakt, që bën professor Palushaj në librin e tij, është kthehuni në atdhe, kthehuni tek pragu, kthehuni tek familja, tek nëna, tek baba që ju presin”.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, nga viti 2011 deri në vitin 2023, Shqipëria ka rreth 600 mijë banorë më pak. Ndërsa brenda një periudhe 5 vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2022, nga Shqipëria janë larguar 194.900 persona, me një mesatare prej rreth 39 mijë personash në vit./ VOA
Foto ilustruese TIRANË- Nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Ideksimi do...
FIER- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se G.C 41 vjeç, u kap në flagranc&eum...
SHKODËR- Një i ri është kapur në flagrancë ditën e sotme në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar emi...
ELBASAN- Prifti orthodoks nga Elbasani, At Nikolla Xhufka ka dalë së fundmi me një deklaratë lidhur me përfshirjen e tij n&...
ROSKOVEC- Një 43-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Roskovec. Mësohet se S.B 43 vjeç, ka rënë ak...
SHKODRA- Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, zhvilloi sot një takim informal në policinë vendore të S...
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i zhvilluar nga sektori kundër narkot...
TIRANA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, dha një deklaratë për shtyp për finalizimi...
LUSHNJË- Një 20-vjeçar është arrestuar sot në Lushnjë. Mësohet se O.V 20 vjeç, shiste kanabis në la...
ANGLI- Disa shqiptarë të cilët ndodhen në Qendrën e Dëbimit të Emigrantëve në Britani të Madhe, jan&eum...