Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Peqin pas finalizimit të operacionit të koduar “Syri i natës”.
Policia bën me dije se 5 personat u arrestuan për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, janë zbardhur emrat e personave të arrestuar, të cilët mësohet të jenë shtetasit Qemal Kaseja, Qazim Kaseja, Erges Juba, Altin Haskasa dhe Ali Haskasa.
Njoftimi i Policisë:
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.
Si rezultat i operacionit:
-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;
-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.
Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.
Në kuadër të operacionit:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.
-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;
-u shpall në kërkim shtetasi A. J.
Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Shtator07:49
Këmbimi valutor 18 shtator 2025/ Ngrin euro, ja sa vlejnë monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor, sot një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe shitet me 82.6 lekë.
Ndërkohë, Euro blihet me ...
AKTUALITET
18 Shtator07:39
Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar
Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.
Të...
AKTUALITET
18 Shtator07:36
Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, n&e...
AKTUALITET
18 Shtator07:28
Dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18 vjeç
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë...
AKTUALITET
18 Shtator07:12
Nis vjeshta? Ja si parashikohet moti për sot, 18 shtator 2025
Moti sot, 18 shtator 2025 parashikohet të jetë i një dite me klimë tipike vjeshte, me kthjellime në mëngjes dhe re të her&eum...
AKTUALITET
18 Shtator00:02
“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij
Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rr...
AKTUALITET
17 Shtator23:48
“Aman vëlla, jo sonte se do ta nxjerr unë në pritë Talo Çelën”, kush e tradhtoi ‘Momën’ dhe vdekja e mistershme e informatorit
Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesë...
AKTUALITET
17 Shtator23:24
“Do i filloj eliminimet nga Dorjani që të vijë…”, dëshmia me zë e Dumanit që zbulon intrigën me Alibejn për të futur në kurth Talo Çelën
Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin policor në banesën e tij...
AKTUALITET
17 Shtator23:11
Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjen rreth 50 hektarë sipërfaqe! Rrezikohen banesa
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Gjirit të Lalëzit mbrëmjen e sotme, ku janë djegur rreth 50 hektarë sip&eum...
AKTUALITET
17 Shtator22:45
“Mos na fusin në kurth këtu…” Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sanxhaktarin…
Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminojë me antitank. Kjo ngjarje duke...