AKTUALITET

EMRAT/ Ndihmuan kreun shqiptar e kartelit të drogës, Ekuadori arreston 2 zyrtarët e Drejtësisë, në kërkim gjyqtari

M.B Përditësimi i fundit 19 Gusht 2024, 11:45
EMRAT/ Ndihmuan kreun shqiptar e kartelit të drogës, Ekuadori arreston
Dritan Gjika

EKUADOR- Dy zyrtarë të drejtësisë në Ekuadro janë arrestuar pasi dyshohen si të implikuar në organizatën kriminale të Dritan Gjikës, shqiptarit të arrestuar më 6 shkurt 2024, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “La Pampa”, ose “Gram Fenix”. Mësohet se të arrestuarit janë identifikuar si Douglas C., dhe Luis S. Sipas mediave, ata u arrestuan natën e 17 gushtit 2024, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Kombëtare dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, në Ekuador.

Hetimet fillestare kanë nisur nga Europa e veçanërisht Spanja, teksa verifikimet zbuluan se përveç gjyqtarit të dosjes që gjithashtu është shpallur në kërkim, të implikuar në favorizimin e kartelit janë edhe dy të ndaluarit më sipër.

“Ata janë zyrtarë të drejtësisë dhe dyshohet se kanë marrë pjesë në dhënien e urdhrave në favor të anëtarëve të mafies shqiptare (nuk publikohen pozicionet konkrete të tyre). Ndërhyrja u krye në kantonin e Valencias, Los Ríos, ku banojnë të dy të përfshirët ... ata kanë dhënë në mënyrë të parregullt, masa sigurie në favor të tre të pandehurve që dyshohet se janë pjesë e mafies shqiptare...këta shtetas, të cilët ndodheshin në paraburgim për krim të organizuar dhe pastrim parash, dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti kriminal të drejtuar nga Dritan G. (Dritan Gjika)”, njoftojnë autoritet.

Dritan Gjika akuzohet për drejtimin e  një rrjeti kriminal që trafikonte drogë midis Ekuadorit dhe Evropës. Ai u arrestua pas një megaoperacioni të zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë kryesisht, si dhe në 57 vende të tjera, për të goditur një grup kriminal shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Gjika, i cili u vendos në Ekuador në 2009-n, ishte në mesin e 18 anëtarëve të kartelit që u arrestuan në vendin e Amerikës së Jugut dhe cilësohet si kreu i saj.

dritan gjika

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë