Në të majtë porositësi Laert Hasalla, në të djathtë vrasesi Mariglen Matjani
Laert Hasalla është dënuar me 25 vite burg nga gjykata e Fierit, pasi dyshohet se tre vite më parë porositi vrasjen e të riut Marius Hasalla.
Atentati i dështuar shkaktoi plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60 vjeçe.
Gjykata e akuzon 34-vjeçarin Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë për “Vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.
Ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.
Si ndodhi ngjarja
Burime për gazetarin Xhuljan Ferzaj bëjnë me dije se zanafilla e problemit është një gjakmarrja, objektivi i atentatit ishte 22-vjeçari Marius Hasalla, por aksidentalisht u plagos vetëm halla e tij, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet.
Policia arrestoi Mariglen Matjanin dhe Laert Hasalla. Ky i fundit dyshohet se pagoi Mariglen Matjanin me shuma të konsiderueshme lekësh për realizimin e atentatit ku do të vritej Marius Hasalla. Ai kërkonte vdekjen e Marius Hasallës, sepse dy vite më parë i ati i Mariusit, dyshohet se vrau Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.
Si nisi konflikti?
I gjithë problemi filloi për dy hektarë tokë mes dy familjeve Hasalla.
Situata u përkeqësua në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Policia e Lushnjës arrestoi edhe Afrim Hasallën por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke deklaruar se ishte ai autori i krimit. Gjykata e dënoi me 35 vite burg.
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
3 Shkurt08:54
EMRI/ 33 vjeçari vlonjat nuk harron ‘zanatin’, momenti kur vjedh minimarketet
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, ku ka arrestuar 33 vjeçarin Endrit Kaso.
I riu dyshohet se vodhi shuma p...
AKTUALITET
3 Shkurt08:16
SKANDAL/ Polici i Rrugores kapet në flagrancë duke marrë ryshfet
Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një efektiv i Rrugores është kapur duke ma...
AKTUALITET
3 Shkurt08:09
'Po na rrezikohet jeta e fëmijëve', Kalaja: Nuk tërhiqemi derisa rruga e Luzit të shtrohet, thirrje ARRSH-së të ndërhyjë
Banorët dhe fëmijët e zonës së Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke blloku...
AKTUALITET
3 Shkurt07:54
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
3 Shkurt07:38
Të huajt që jetojnë në Shqipëri, 2025 arrin numrin rekord! Kryesojnë shtetasit nga India, Filipinet dhe Egjipti
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e pun...
AKTUALITET
3 Shkurt07:13
Mot i paqëndrueshëm, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranë...
AKTUALITET
2 Shkurt22:12
Tenderët kriminalë të Onkologjikut, pas 6 muajsh do blihen pajisje të akseleratorëve!
Në muajin korrik të vitit të kaluar, pajisja e akseleratorëve në Spitalin Onkologjik në QSUT, pësoi dëmtime. Ngjarja u...
AKTUALITET
2 Shkurt21:43
Krijohet kompania shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe p&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt21:35
Atentati në berberhane në Lezhë, kush janë autorët e shpallur në kërkim nga fisi i njohur (Emrat)
Katër persona shpalli në kërkim policie e Lezhës mbrëmjen e sotme në lidhje me atentatin me armë zjarri në një berb...
AKTUALITET
2 Shkurt20:52
Policia zbardh atentatin me armë zjarri në Lezhë, shpallen në kërkim katër persona
Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Lezhës, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim katër persona.
...