AKTUALITET

'Po na rrezikohet jeta e fëmijëve', Kalaja: Nuk tërhiqemi derisa rruga e Luzit të shtrohet, thirrje ARRSH-së të ndërhyjë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 08:09

'Po na rrezikohet jeta e fëmijëve', Kalaja: Nuk

Banorët dhe fëmijët e zonës së Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar për të dytën ditë me radhë rrugën kryesore. Shkak është bërë gjendja e mjerueshme e këtij aksi rrugor, i cili prej vitesh është lënë në harresë totale nga autoritetet.

Në një lidhje live për 'Kafe Shqeto', drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja, tha se rruga e cila konsiderohet si pjesë e unazës së Fushë-Krujës dhe një arterie me rëndësi të madhe ekonomike, ku kalojnë rreth 2000 kamionë në ditë, është kthyer në një burim rreziku dhe falimentimi për komunitetin.

Sipas Kalasë, gropat e mëdha dhe mungesa e asfaltit e bëjnë thuajse të pakalueshme. Situata është veçanërisht alarmante për nxënësit e shkollës “Gjon Luka”, të cilët detyrohen të kalojnë çdo ditë në këtë aks pa asnjë mbikalim apo sinjalistikë sigurie, duke u ekspozuar ndaj aksidenteve.

Tonazhi i rëndë i kamionëve jo vetëm ka shkatërruar rrugën, por ka dëmtuar edhe trotuaret dhe tubacionet e ujit, duke thelluar më tej problemet e infrastrukturës.

Kalaja u shpreh se kjo gjendje zvarritet prej të paktën dy vitesh, pavarësisht premtimeve të pambajtura për asfaltimin e saj.

Në përfundim, ai i bëri thirrje drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) që të shkojë personalisht në terren për të parë gjendjen katastrofike të rrugës. 

Deklarata e plotë: 

"Edhe fëmijët, siç e shikoni, kanë dalë tani dhe kanë bllokuar rrugën, sepse kanë një kërkesë legjitime duan të shtrohet rruga.  Kanë ardhur mbrëmë këta edhe kanë hedhur çakulli, por nuk shtrohet me çakull kjo. Kjo do asfalt. 

Kemi qenë dhe dje në protestë. Dje e kemi bllokuar rrugën nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 12:00, pra për tre orë. Ndërsa sot banorët kanë dalë pa paralajmërim. 

Ka dhe një problem këtu, te vendi ku unë jam pozicionuar, nuk ka një mbikalim që mund t'i kalojë fëmijët e shkollës nga njëra anë te ana tjetër e shkollës. Edhe është burim aksidentesh.

Që të kuptojmë diçka, kjo është një rrugë ekonomike, një rrugë e cila kalojnë të gjithë bizneset, rreth 2000 kamiona kalojnë në ditë këtu. është unaza e Fushë Krujës. Dhe nuk është bërë asnjë investim. Është hedhur vetëm çakull.

Ndërkohë gropat këtu janë me hy karrikja brenda. Shiko, t'ju them dhe diçka tjetër, këta banorë nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç shtrimit të rrugës në këtë rast.

Pra duan që të shtrohet rruga sepse në verë e kanë shumë të vështirë për me lëvizur sepse ngrihen pluhurat në ajër. Kurse në dimër është baltë e madhe dhe nuk kalohet nga njëri trotuar te tjetri. Tani çfarë kanë bërë kamionët? Ngaqë është e prishur rruga, kamionët ndërkohë kalojnë në trotuar. Janë prishur dhe trotuaret.

Janë prishur tubacionet e ujit nga tonazhi i rëndë që kanë kamionat. Dhe këta herë pas here rregullojnë ndonjë tub, ndërkohë e lënë gropën hapur.

Janë pusetat të gjitha gjatë gjithë gjatësisë së rrugës hapur dhe këta prandaj kanë dalë këtu se i ka zënë halli vëlla. Ka dhe një problem tjetër, në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ka biznese, ka lavazh, ka  njerëz që shesin ushqime, pra, ushqimore, ka servis makinash dhe të gjitha janë të falimentuara.

Të gjitha bizneset janë të falimentuara për shkak se nuk kalon njeri. Pra nuk vjen asnjë makinë këtu se nuk ka rrugë. Është devijuar komplet trafiku tani nga Luzi, nuk kalojnë më makinat, prandaj në Fushë Krujë ka një trafik të rënduar. Njerëzit e Luzit janë këtu, janë në terren, janë në rrugë derisa të shtrohet rruga. Nuk tërhiqen këta."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë