
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me hetimet mbi skemën mashtruese të firmave piramidale online, që u godit nga policia. Sipas dosjes hetimore, organizatorët e kishin përhapur në disa zona të Shqipërisë dhe madje, e reklamonin hapur. Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë.
Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afatgjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”.
Në hyrje të këtij restoranti, i cili ndodhet në rrugën “Shëtitorja e Palmave” në Lushnjë, ishte i vendosur një reklamë e qartë për skemën piramidale XUEX. Arsyeja ishte sepse 3 nga personat që u arrestuan si organizatorë të këtij mashtrimi, Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, ishin punonjës në këtë lokal. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, punonjësit e restorantit sqaruan se për të hyrë në platformë, individët duhej të bënin një investim minimal prej 1000 dollarësh. Ata gjithashtu sugjeruan që të bashkoheshin me grupe në rrjetin social Telegram, ku mund të merrnin më shumë informacion dhe mundësi për të investuar.
E gjithë skema arriti të zbërthehej vetëm pasi brenda saj u infiltruan disa agjentë policie. Këta të fundit kanë shkuar në lokalin ku ishte vendosur reklama dhe kanë folur me Emanuel Taullau, sipas BW. Ai u ka thënë se ishte pjesë e platformës dhe mund t’i bënte ata pjesë të saj, ose mund t’i ndihmonte një person tjetër. Hetimet më vonë treguan se ai njihej edhe me pseudonimin “profesori” në grupet e “Telegram” ku zhvillohej biseda.
Në datën 27 gusht 2025, agjentët e policisë, të cilët po kryenin veprime simuluese, bënë një depozitë prej 1000 dollarësh në llogarinë e platformës XUEX, pas udhëzimeve të dhëna nga Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Pjesëmarrësit në këtë operacion janë regjistruar në platformën XUEX dhe janë futur në grupet e promovuara nga ata në “Telegram”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Shtator21:10
“Dyshime të forta për veprime të paligjshme”, Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK për Kadastrën e Vlorës
Dhoma e Avokatisë në Vlorë i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë së Posaçme duke kërkuar het...
AKTUALITET
15 Shtator21:07
LAJMI I FUNDIT/ Aksident i frikshëm në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier.
Një automjet tip “R...
AKTUALITET
15 Shtator20:18
Raporti spanjoll për mafien shqiptare: Si i kryejnë dhe ku i kryejnë operacionet e mëdha të kokainës në bashkëpunim me...
Një raport i ri nga Zyra e Prokurorit të Spanjës ka zbuluar disa nga shumë grupet mafioze që veprojnë në vend. Disa nga mafie...
AKTUALITET
15 Shtator18:43
Skandali i turpit/ Universitetet dhe Akademia e Shkencave shndërrohen në çerdhe hajdutësh
Nga Akademia e Shkencave deri tek universitet e Shkodrës dhe Elbasanit. Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në kor...
AKTUALITET
15 Shtator18:20
"Mercedesi" përplas nga mbrapa "Opelin" në Cërrik, shoferi merr targat dhe largohet! Një fëmijë i plagosur
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Cërrik, pranë kryqëzimit të rrugëve Cërrik-Elbasan, ku i plago...
AKTUALITET
15 Shtator18:04
Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë: Rruga pa standarde
Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan të hënën për mungesën e tr...
AKTUALITET
15 Shtator18:00
Rrethimi i Pashalimanit/ Pas ‘resortit strategjik’ fshihen dyshime për konflikt interesi. “Pensionisti” italian gllabëron mbi 25 hektarë tokë nga ushtria
Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, laguna e Pashalimani...
AKTUALITET
15 Shtator17:38
“Dy herë në ditë duhet të shtypja një pikë jeshile”/ Një tjetër zyrtare bashkie bie pre e mashtrimit: Si më futën në ‘lojë’ koleget
Mijëra qytetarë kanë rënë prej e mashtrimeve online XUEX dhe pjesë e këtij mashtrimi janë bërë shpesh edhe zyr...
AKTUALITET
15 Shtator17:27
Një zjarr përfshin zonën e mbrojtur të Butrintit. I qëllimshëm?
Një zjarr përfshiu pasditen e sotme zonën e quajtur Qafa e Butrintit në Sarandë. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbë...
AKTUALITET
15 Shtator17:28
Humbi 1000 dollarë në “piramidën online”, punonjësja e bashkisë Divjakë zbulon mashtrimin e platformës XUEX
Një tjetër person që ka rënë pre e mashtrimit të platformës XUEX, e cila funksiononte si një “piramidë onli...