Avioni del nga pista gjatë uljes në Birmingham për shkak të stuhisë “Boelo”, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...

Në një deklaratë për mediat deputetja e PL, Erisa Xhixho u shpreh se qeveria është shkaktarja kryesore e përmbytjeve të fundit në Shqipëri dhe veçanërisht në Durrës, ku u investuan 19 mln euro për hidrovorin dhe përsëri qyteti mbeti nën ujë.
''Paratë e buxhetit shpenzohen për “rrugë të florinjta”, kopshtin “Eden” të kryeministrit, inceneratorë dhe te tuneli i Llogarasë vidhen 75 mln euro, ku e akuzuar është ministrja Belinda Balluku'', tha ndër të tjera Xhixho.
Deklarata e Zv/Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:
“Shqipëria u përmbyt sërish. Dhe shkak nuk janë reshjet, por mungesa totale e parandalimit, infrastruktura e lënë në harresë, betonizimi, keqmenaxhimi. Çdo vit përmbytjet shkatërrojnë shtëpi, toka bujqësore dhe biznese, duke lënë qindra familje pa strehë, pa asnjë mbështetje reale nga shteti.
Në Durrës, u investuan 19 milionë euro për hidrovorin, por qyteti mbeti nën ujë për ditë të tëra. Ky është simboli më i qartë i abuzimit me paratë publike: miliona euro të shpenzuara, zero funksionim, zero përgjegjësi. Qeveria nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, sepse nuk ka as vullnetin dhe as përgjegjshmërinë të dëmshpërblejë qytetarët.
Qindra fermerë po përballen me ngrica dhe dëme, pa shpresë për ndihmë nga shteti, i cili jo vetëm që nuk i mbështet po edhe i ka lënë pa fondet e BE për shkak të vjedhjes e korrupsionit.
Qiratë janë dyfishuar krahasuar me 4 vite më parë, ndërsa inflacioni u rrit në 2.3% në dhjetor.
Sot produktet ushqimore bazë në Shqipëri kushtojnë rreth 50% më shtrenjtë se në Europë. Qumështi, vezët, mielli dhe sheqeri kushtojnë gati dyfish krahasuar me Gjermaninë apo Italinë, ndërkohë që pensioni shqiptar mesatar është vetëm 170 euro në muaj. Familjet shqiptare shpenzojnë sot të paktën 40% të buxhetit familjar vetëm për ushqim, pra për mbijetesë.
Ndërsa qytetarët varfërohen, qeveria pasurohet. Vetëm në 8 muaj u mblodhën gati 5 miliardë euro në arkën e shtetit. Të ardhurat gjatë vitit 2025 u rritën me 7.3% ose 340 milionë euro më shumë, para që dolën drejtpërdrejt nga xhepat e qytetarëve.
Por këto para nuk shkojnë për emergjencat, për parandalimin e përmbytjeve apo për mbështetjen e familjeve në nevojë. Por shkojnë për rrugë të florinjta që po bien çdo ditë dhe pasurojnë klientët e qeverisë, shkojnë për projekte fantazmë si Durana Tech Park, për grupin e strukturuar kriminal të AKSHI-t, për tunelin e Llogarasë dhe për tendera e kontrata koncesionare që çojnë paratë e qytetarëve në xhepat e klientëve të pushtetit.
Qeveria jeton në luks, ndërsa qytetarët numërojnë qindarkat. Vera 33 mijë euro, “Kopshti Eden” 4.2 milionë euro, udhëtimet charter miliona euro. Vetëm te tuneli i Llogarasë u vodhën 75 milionë euro. “Rrugët e florinjta” dhe inceneratorët përpinë qindra miliona euro të tjera.
Dhe kur drejtësia vepron, pushteti e bllokon pasi çdo qytetar është i qartë sot që në krye të gjithë këtyre aferave korruptive është vetë Edi Rama.
Ndaj ajo që po ndodh me Kuvendin, ku shtyrja me 6 javë e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për zv. Kryeministren nën hetim është një akt i paprecedentë, por që njëkohësisht tregon hapur frikën e Edi Ramës nga drejtësia dhe tentativën e dëshpëruar të tij për të mbrojtur veten.
Partia e Lirisë dënon me forcë përdorimin e Kuvendit si mburojë politike nga qeveria dhe kërkon që sa më parë, Parlamenti të zbatojë ligjin dhe t’i hapë rrugë drejtësisë. Koha e llogaridhënies ka ardhur dhe askush nuk mund ta ndalë”.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar një ditë pas vendimit të DASH që pezullo vizat emigruese për 75 vende, mes tyre edh...
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hajd...
Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në n...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar që të bëhet tra...
Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën. Sipas...
Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar d...
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, &eu...
Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70-vje&cc...
Në qarkun Elbasan, sot moti është karakterizuar nga temperatura të ulëta, me vlera negative në zonat malore. Megjithatë, ak...