AKTUALITET

Sulmet e opozitës ndaj drejtësisë/ Balla: Halli i madh i një pjese të opozitës ia ka zënë grykën e gjithë opozitës

E.D Përditësimi i fundit 15 Korrik 2024, 22:18

Sulmet e opozitës ndaj drejtësisë/ Balla: Halli i madh i një

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha në seancën ku u diskutuan raportet vjetore të institucioneve të pavarura të gjyqësorit, se nuk kishte ndodhur kurrë që këto institucione të viheshin në situatë inkuizicioni, nga opozita. Gjithashtu Balla u shpreh se mazhoranca e majtë i mbetet qëndrimit mbështetës për reformën në drejtësi dhe organeve të reja të gjyqësorit. 

Sipas Ballës sulmet e një pjese të opozitës ndaj drejtësisë së re, lidhen me çështjet e regjistruara nga këto organe, ndaj Berishës. Ministri i Brendshëm kishte një mesazh edhe për gjyqësorin, duke u ndaluar tek dy vepra penale, për të cilat sipas tij priten vendime më të ashpra.

“Në sallë qarkullonin fletushka me pyetje të porositura nga ‘Ballkone’ të caktuara, për t’ju kundërvënë 5 përfaqësuesve që ishin sot këtu, Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtuesit të SPAK, Kryeinspektorit të ILD, Kryetares së KLGJ e KLP. Halli i madh i një pjese të opozitës, ka zënë grykën e gjithë opozitës. Do kisha dashur shumë që dhe opozita sot të vinte këtu e përveçse ta përdorte seancën për të kërkuar shpjegime, se pse mbahet në arrest shtëpie Sali Berisha, në cilin pjesë të raportit të njërit prej institucioneve kjo pjesë është pjesë e raportimit?! Kur ka ndodhur që një person që ka bërë një kallëzim, bie fjala njëri ka bërë kallëzim për një pronar të medias, t’i kërkojë shpjegime prokurorit në seancë, pse nuk ke vënë në lëvizje kallëzimin që kam bërë, zotëri?! Minimalisht bie ndesh me Kodin Etik, nuk mund të përdorësh Kuvendin, sepse je palë në proces dhe ke konflikt interesi.  Qasja që momentin e parë suleni tek foltorja, ndërkohë që foltorja i ishte dhënë dikujt tjetër. Shpresa për të çliruar ju, një pjesë, nga ky makth që ju ka zënë është e vogël, pothuajse zero.

Por, kjo e sotmja ishte një shans tjetër i humbur, ku minimalisht një pjesë prej jush, e pse jo të duartrokisnit faktin që këto institucione të reja kanë rezultate. E vërteta është që kanë. Gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Por duke qenë në krahun tjetër Sali Berisha, për ju SPAK nuk është më SPAK, por është ‘Skrap’. Kur nga kjo anë e sallës, keni dëgjuar njëherë që kjo parti (PS) të marrë në mbrojtje një person? E kemi thënë ditën e parë dhe ky është standardi ynë, përgjegjësitë janë individuale. PS nuk është zyrë avokatie, për asnjërin prej nesh. Ky është standardi që duhet të vendosi edhe Kuvendi. Foltorja nuk duhet të përdoret nga asnjë folës i Foltoreve, për të sulmuar institucionet e pavarura. Parimi i ndarjes së pushteteve është i qartë. Kuvendi është pushteti legjislativ. Institucionet e pavarura janë pushteti gjyqësor. Ne jemi pushteti ekzekutiv. Të ndarë përmes kontrollit e balancës. 

Do të kërkoja shumë nga KLGJ një fokus të veçantë kur bëhet fjalë për veprat penale që lidhen me dhunën në familje. Numrat tregojnë se edhe pse kemi numër të madh referimesh, përsëri na mungojnë vendimet ekzemplare, për t’ia bërë me dije kujtdo se nuk preket bashkëshortja, motra, nëna, nga kushdo qoftë. Duhen shembuj. Sa doli raporti i fundit i DASH, që thotë se qeveria ka bërë një punë të mirë, 1, 2, 3, por nuk ka vendime përfundimtare. I jam drejtuar me shkresë para ca muajsh KLGJ e KLP, që na duhen vendime përfundimtare për ata që trafikojnë të mitur, ka çështje që presin prej vitesh. Kam dhe një merak tjetër, zotërinj gjyqtarë, ka shumë vepra që presin, siç është zjarrëvënia. E kuptoj që ndonjë gjyqtari i duket si vepër e thjeshtë, ç’ta dënojmë se një zjarr ka vënë, edhe pse Kodi Penal thotë 15 vite burg. Unë nuk bëj pjesë tek ata që mendojnë se vendimet e ashpra janë një politikë e duhur penale, por kur dëmet e zjarrvënies janë të parikuperueshme, duhen”, deklaroi Balla.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë