Motra e Erjon Vishkullit demaskon Ramën: Nuk e ka çuar shteti për kurim në Itali, por familja!
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe n...

Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie dhe ka zbritur në një minimum të ri historik.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 94.89 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.9% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 3.2%.
Agjentët e këmbimit valutor shprehen se nisja e sezonit veror ka sjellë një rritje të kuptueshme të ofertës në tregun valutor. Kjo i ka forcuar akoma më shumë presionet për zhvlerësimin e Euros, që këtë vit kishin qenë të pranishme qysh në tremujorin e parë të vitit.
Përveç turizmit, një ndikim të konsiderueshëm besohet se po sjellin edhe flukset valutore të lidhura me investimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e parë të vitit, pesha e investimeve në real estate në strukturën e investimeve të huaja direkte arriti në 43%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte u rritën përsëri në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në veçanti, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohet të kenë arritur në 174 milionë euro, duke shënuar gjithashtu një rekord të ri historik për tremujorin e parë të vitit.
Sektori i pasurive të paluajtshme besohet se tërheq brenda vetes edhe sasi të konsiderueshme të të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe informale. Javën e kaluar, Prokuroria e Posaçme njoftoi zbulimin e një skeme të pastrimit të parave në këtë sektor, ku akuzohen se janë të përfshirë edhe ndërtues të rëndësishëm.
Burime nga tregu shprehen se Banka e Shqipërisë vazhdon të ndërhyjë rregullisht në tregun valutor, me qëllim tërheqjen e një pjese të valutës dhe ngadalësimin e forcimit të monedhës vendase. Sasitë e valutës së blerë gjatë 2026 nuk janë bërë ende publike, por, megjithatë, ato nuk po arrijnë ta frenojnë dot plotësisht këtë mbiçmimin e monedhës vendase. Në periudhën 2024-2025, Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor.
Ndërkohë që inflacioni është në rritje dhe ka arritur tashmë objektivin prej 3%, ndërhyrjet e mëtejshme në tregun valutor për të blerë Euro bëhen në teori më të vështira, sepse injektimi i mëtejshëm i Lekut në ekonomi ka të ngjarë të ushqejë edhe më shumë presionet inflacioniste.
Nga ana tjetër, një forcim i mëtejshëm i Lekut mund të amortizojë pjesërisht këto presione, por, nga ana tjetër, do të thellojë efektet negative për sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. /Monitor
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë gjatë vitit 2025, ...
Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, i cili ishte i shpallur në k...
Një tjetër ngarkesë e madhe me lëndë narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm (15 qershor) nga policia greke...
P ersoni në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorrët, përgjat&e...
U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore p&eum...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen fizike të ndodhur gjatë një seancës gjyqësore n&...
Pas përplasjeve të forta mes banorëve dhe investitorëve në Rrjoll, Zvërnec dhe Librazhd, ku gardhet e ngritura në territore...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe Aleksandër,...
Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i shumëkërkuar dhe i dënuar me 7 vite burgim, por qarkullonte i lirë. Ai u ka...
Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 08:45, në aksin rrugor Rrëshen-Reps, në “Rrugën e Kombit”. Bur...