Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.
Njoftimi thotë se më 11 maj, u “kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë”. Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.
Javën e kaluar, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Times publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut.
Autori i artikullit në Nju Jork Tajms, Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët evropianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.
Agjencia e BE-së për zbatimin e ligjit EUROPOL njoftoi të premtën se në operacionin e fundit, janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta.
EUROPOL-i tha se rezultati i bastisjeve ishte: 13 arrestime u kryen në Serbi duke përfshirë 3 objektiva me vlerë të lartë; u kryen 35 kontrolle në shtëpi.
Njoftimi i EUROPOL-it gjithashtu tregon se gjatë bastisjeve janë konfiskuar “15 makina luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë si dhe orë dore me vlerë prej rreth 2 milionë eurosh dhe gati 3 milionë euro para të gatshme.
EUROPOL-i thotë se janë konfiskuar “armë dhe eksplozivë, përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike dhe armë” të tjera si dhe material shpërthyes.
Grupi i shkatërruar sipas njoftimit besohet të jetë pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes Afrikës Perëndimore.
“Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther”.
Njoftimi i EUROPOL-it tregon se pas deshifrimit të platformës “Sky – ECC” “të paktën shtatë ton kokainë të kapur në portet evropiane në vitin 2020 e kishin origjinën tek ky kartel”.
Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor, të identifikuar si pjesë e analizës së vazhdueshme të të dhënave të Sky ECC”.
Agjencia për zbatimin e ligjit të BE-së njofton se Europol-i krijoi Task Forcën Operacionale “Karteli Ballkanik” duke bashkuar vendet në të gjithë botën për të vënë në shënjestër në mënyrë efektive këtë kërcënim që buron nga ky rajon.
“Me mbi 50 që kanë përfaqësi të përhershme në Europol – përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, Europol-i është organizata përmes së cilës mund të zhvillohet një bashkëpunim i tillë. Duke shkëmbyer vazhdimisht informacione të mbledhura nga inteligjenca dhe me një koordinim të duhur ne mund të shkatërrojmë rrjetet kriminale, të çmontojmë operacionet e tyre dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta”, citohet në njoftim Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europol-it, Jean-Philippe Lecouffe.
“Dy anëtarë të personelit të Europolit u vendosën në Beograd për të mbështetur autoritetet serbe me masat e tyre hetimore gjatë këtij aksioni.”
EUROPOL-i si agjenci e Bashkimit Evropian ka 27 vende anëtare ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimit i ka të ndara në tri pjesë: Marrëveshjet Strategjike, Marrëveshjet Operacionale ku përfshihen marrëveshjet e nënshkruara edhe me Serbinë dhe Shqipërinë si dhe Marrëveshjet e Punës. Kosova ka nënshkruar marrëveshje pune me EUROPOL-in në korrikun e vitit 2020.
Artikulli i botuar më 7 maj nga revista e Nju Jork Times tregonte se si udhëheqësi i grupit kriminal të kapur në Serbi në vitin 2021, Veljko Belivuk kishte deklaruar se i ka shërbyer presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për të fuqizuar pushtetin e tij, ndërsa autoritetet serbe ishin detyruar ta kapnin atë pasi të dhënat e zbuluara nga EUROPOL-i nuk iu kishin lënë autoriteteve serbe rrugëdalje.
Presidenti serb i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë së fundmi se “teksti i pakuptimtë në Nju Jork Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi)”./VOA
Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur pak momente më parë në Çermë të Sipërme. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, me pasojë vdekjen e shoqëruesit të ambasadorit rus në ...
Arrestohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri. Mësohet se Bejleri ë...
Ylli Kupi, ish-kryetari i Komunës Petrelë në Tiranë, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga Policia e kryeqytetit dhe...
Pas arrestimit të Eljo Bitrit në Holandë, një emër i njohur pasi kërkohet ndërkombëtarisht në kuadër të...
TIRANË- Valuta e huaj në tregun shqiptar është rritur vitet e fundit edhe për monedhat e tjera. Në kursin e këmbimit valuto...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçari pasi kishte kërcënuar një efektiv policie. Specialist...
Fatal ka rezultuar fati i një 60-vjeçari, i cili është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në...
Një 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka mashtruar dy shtetase duke iu shitur çanta fa...
TIRANË- Pas disa ditësh, gjendet trupi i pajetë i turistit holandez, Jules Schurmmans, i cili dy ditë më parë u zhduk teksa...