Aksident fatal në rrugën nacionale Çermë-Divjakë/ Humb jetën një 39-vjeçar, 5 të tjerë të plagosur
Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin ...
Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin ...
Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 ...
Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar kuadrin ligjor që i...
Në ditët kur mazhoranca e vetme, pa dakordësinë e PD, po harton ndarjen e re territoriale për ta çuar vendin në zgjedhjet...
Mali Olimp, maja më e lartë e Greqisë dhe simbol i mitologjisë së lashtë, është shumë pranë përfshirjes...
Pak orë para finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, është mbyllur edhe sondazh...
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë, ku është gjetur i pajetë dhe i djegur trupi i gazetarit 53-vjeça...
Koncerti në ajër të hapur i yllit portorikan të muzikës, Bad Bunny, në Milano u anulua mbrëmjen e së shtunës, pas...
Mikel Merino ishte i qetë për ndikimin e zjarreve pyjore që prekën Nju Xhersin në prag të finales së Kupës së Bot...
Kristjan Asllani është rikthyer me Interin për fazën përgatitore në Gjermani, por e ardhmja e mesfushorit shqiptar te klubi zika...

TIRANA- E gjithë Europa i ka dhënë përparësi ndërtimit të hekurudhave si një mjet më eficient për transportin e pasagjerëve e mallrave dhe me një ndikim shumë më të ulët në mjedis. Edhe Bashkimi Europian në projektet e infrastrukturës i ka dhënë rëndësi ndërtimit të hekurudhave. Në kontrast, Shqipëria në 30 vitet e tranzicionit nuk e ka pasur fokusin në përmirësimin e sistemit të saj hekurudhor, që trashëgoi nga e kaluara, apo në ndërtimin e linjave të reja.
Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria në vitin 2023 kishte vetëm 9 metra hekurudhë për 1 kilometër katror, më e ulëta në Europë. Në rajon, dendësinë më të lartë e ka Serbia me 44 metra për km katror, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (27.4), Kosova (22.8m), Mali i Zi (18.4m).
Ndonëse me vonesë, së fundmi janë bërë hapa për të rigjallëruar rrjetin hekurudhor. Hekurudha Tiranë Durrës, një financim i BERZH po ndërtohet. Është hapur tenderi për ndërtimin e hekurudhës Vorë- Hani Hotit. Hekurudha Rrogozhinë- Vlorë është në fazë tenderimi të projekt idesë. Hekurudha Durrës-prishtinë është në fazën e hartimit të projektit. Është gati projekti, dhe është kërkuar financim në BERZH për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë.
Sipas Eurostat, në vitin 2023, rrjeti hekurudhor i BE-së kishte një gjatësi totale prej 200,947 km, me dendësinë më të lartë të linjave hekurudhore të përqendruar në qytetet kryesore dhe qendrat e tjera të popullsisë. Dendësia më e lartë e rrjetit hekurudhor u regjistrua në Çeki, me 123.2 metra linjë hekurudhore për km². Ndër vendet e tjera të BE-së me dendësi të lartë ishin Belgjika (119.2 m/km²), Gjermania (109.5 m/km²) dhe Luksemburgu (104.8 m/km²).
Në anën tjetër, dendësia më e ulët e rrjetit hekurudhor u regjistrua në Greqi (14.0 m/km²) dhe Finlandë (19.4 m/km²). Dendësi të ulëta u shënuan gjithashtu në Suedi (26.8 m/km²), Estoni (27.2 m/km²), Portugali (27.8 m/km²), Letoni (28.9 m/km²) dhe Irlandë (29.8 m/km²).
Në rrjetin hekurudhor të BE-së, linjat hekurudhore me shpejtësi të lartë, të projektuara për shpejtësi mbi 250 km/h, shpesh kalojnë kufijtë kombëtarë, duke mundësuar udhëtime të pandërprera me shpejtësi të lartë brenda BE-së. Ky rrjet i ndërlidhur ka përjetuar një rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit. Nga viti 2013 deri në 2023, gjatësia e tij u zgjerua me 2,744 km (+47.2%), duke arritur në 8,556 km.
Në vitin 2023, Spanja kryesoi me 3,190 km linja me shpejtësi të lartë, një rritje prej 66% nga 1,919 km në vitin 2013, e ndjekur nga Franca me 2,748 km (+35% nga 2,036 km), Gjermania me 1,163 km (+32% nga 881 km) dhe Italia me 1,097 km (+63% nga 675 km). Belgjika regjistroi 211 km linja me shpejtësi të lartë dhe Holanda 90 km (të pandryshuara nga viti 2013). Danimarka ka 57 km, të inauguruara në vitin 2019./ Monitor
TIRANA- Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se investitorët privatë që duan të hyjnë në marrëdhënie partneriteti...
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megji...
foto e postuar nga plisat TIRANË- Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbolli...
STRASBURG- Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, përmban shk...
foto ilustruese KORÇË- Konstantin Ziu është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë. Ziu u paraq...
liqeni ÇEKI- Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal n&eum...
spitali i korces KORÇË- Një 26-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë. Sipas rap...
SPANJË- Një muaj më parë autoritetet spanjolle arritën të godisnin një bandë shqiptarë dhe belge në por...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar sot më 10 vite burg Xhemal Lokën, në lidhje me akuzën për armë mbajtje pa le...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar Xhemal Lokën me 10 vite burgim pasi u gjet fajtor për akuzën e shkaktimit të vet&...