Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANË- Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra disa muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij me thikë, e ka cilësuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria, si një përdorimi të tragjedisë së tyre për qëllime politike. Familjarët e Martinit shprehen se kanë ndjekur me indinjatë mënyrën se si rasti po përdoret nga qeveria për mbylljen e rrjetit social TikTok. Familjarët theksojnë se Martini nuk u vra nga TikTok, por u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij dhe nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën.
Familjarët e të ndjerit shprehen gjithashtu se ajo që po e vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve. Ndër të tjera ata thonë se drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend dhe familja e tyre nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje. Po ashtu familjarët u shprehën se është e pa pranueshme që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij.
Deklarata e plotë:
Familja Cani dënon përdorimin e vrasjes së Martin Cani për qëllime politike! Ne, familja e Martin Canit, e kemi ndjekur me dhimbje dhe indinjatë të thellë mënyrën se si tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike dhe për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok. Duam ta themi qartë dhe publikisht: Martini nuk kishte një llogari në TikTok dhe Martini nuk u vra nga TikTok! Martini u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij.
Martini u vra nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën. Ai u vra për shkak se prindërit nuk u njoftuan nga shkolla për incidentin e të premtes, duke mos pasur mundësinë e parandalimit te tragjedisë. Martini u vra nga një sistem shëndetësor ku urgjenca e dërgon në spitalin më të largët, për shkak të një protokolli absurd, megjithëse QSUT ishte vetëm 3 minuta larg. Martini u vra sepse në Spitalin e Traumës mungon kardiokirurgu si dhe pajisja e specializuar Extracorporeal Circulation Machine për riparimin e zemrës.
Ndërkohë, ajo që po vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve! Drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend, dhe familja jonë nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje. Ne nuk pranojmë që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij. Në vend që të merren masa për rritjen e sigurisë në shkolla, për të forcuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, për të parandaluar raste të tjera tragjike, qeveria po kërkon të zhvendosë vëmendjen dhe të shmangë përgjegjësinë e saj reale.
Ne kërkojmë DREJTËSI PËR MARTININ! Ne kërkojmë që institucionet të ndalojnë përdorimin e vrasjes së Martinit si një justifikim për vendime që nuk adresojnë shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie! Martini ishte një djalë i mirë, një futbollist me ëndrra, një fëmijë që meritonte të jetonte. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike. Familja Cani
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryep...
TIRANË- Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur sot pasardhësin e kryepeshkopit Anastas. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i ...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin e arrestuar në lidhje me të shtënat me armë ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriu...
TIRANË- Një 37-vjeçaar është arrestua nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në q...
RINAS- Policia Kufitare në Rinas kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria...
DURRËS- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës. Mësohet se...
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për të zgj...
TIRANË- Në supermarkete, ndikimi i inflacionit te fuqia blerëse po orienton konsumatorin familjar për shpenzime drejt mallrave të lir...
TIRANË- Ditën e sotme do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mo...