Gazetari Elton Qyno, i ftuar në A SHOW në SYRI TV u shpreh se analiza e mënyrës së funksionimit të SPAK-ut sugjeron se akuzat fillestare, shpeshherë për vepra penale më të lehta, shërbejnë si pikënisje për të zbuluar skema më të mëdha korruptive, një model i vërejtur tashmë në disa raste të profilit të lartë.
Qyno shprehet se aktualisht, çështja nën hetim lidhet me akuzën për “shkelje të barazisë në tendera”, një vepër penale që parashikon një dënim maksimal deri në pesë vite burg. Megjithatë, kjo akuzë fillestare përshkruhet si një “thërrime”, e cila ndjek një strategji të konsoliduar të SPAK-ut. Sipas këtij modeli, prokurorët nisin me një akuzë specifike dhe më të lehtë për t'u provuar, për të zgjeruar më pas rrethin e hetimeve drejt veprave penale më të rënda.
Për Qynon, historia e afërt ofron disa precedentë të qartë. Rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nisi me një dosje hetimore, ndërkohë që tashmë janë hapur dy. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, fillimisht u la me masën “detyrim paraqitje” për dosjen e sterilizimit, por disa muaj më vonë, hapja e një dosjeje të dytë çoi në arrestimin e tij. Një rrugë të ngjashme ndoqi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili nisi me një çështje dhe sot është i pandehur në dy dosje të ndryshme.
Duke u bazuar në këtë model, Qyno shprehet se parashikohet që edhe ministrja Balluku, e cila ka hyrë në radarët e SPAK-ut me një dosje, mund të përfundojë me tre ose më shumë. Bëhet me dije se ekzistojnë disa procedura të tjera hetimore të hapura që mund të ndryshojnë statusin e saj ligjor, duke e përballur me masa më të rënda sigurie, deri në “arrest shtëpie”. Akuzat potenciale që po hetohen përfshijnë vepra të rënda si pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë publikë.
Gzetari shprehet se një shembull konkret i parregullsive nën hetim është çështja e tunelit të Llogarasë. Hetimi nuk fokusohet vetëm te kontrata, por edhe te shkeljet e rënda procedurale. Theksohet se një procedurë fillestare tenderimi me vlerë 170 milionë euro u anulua, për t'u rishpallur më vonë me një vlerë të rritur me 50 milionë euro, fakt që ngre dyshime serioze mbi menaxhimin e fondeve publike.
Rrjedhimisht, hetimi aktual në Ministrinë e Infrastrukturës nuk shihet si një ngjarje e izoluar, por si një lëvizje strategjike e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta. Fati ligjor i ministres Balluku duket se varet nga thellimi i hetimeve, ku “thërrimja” e parë rrezikon të zbulojë një aferë shumë më të madhe.
Qyno:
Por edhe për Edi Ramën. Pa diskutim që Edi Rama ka një lajmishmëri informacioni nga të gjitha kahet, qoftë institucionale po qoftë edhe nga thashethemet e Tiranës dhe padyshim e ka ditur. Për më tepër e ka ditur sepse dhe vetë prokuroria në muajin mars, në mos gaboj të vitit 2025, i është drejtuar me një shkresë ARSH-së por edhe Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar të gjithë praktikën tenderuese të kësaj kontrate 2 milionë euroshe dhe në momentin kur të vjen prokuroria dhe të kërkon të gjithë dokumentacionin për këtë praktikë ku ti ke firmosur dhe ke bërë një allishverish në prapaskenë, padyshim që ti vihesh në dijeni që prokuroria e ka marrë këtë praktikë dhe e ka vënë në qerfullin e saj hetimor për ta çuar deri në fund.
Në rastin konkret nuk kemi korrupsion. Kemi shkelje të pabarazisë në tender.
Që është një... veper penale, maksimumi i dënimit e ka pesë vite burg.
Dhe në momentin kur hyhet me një çështje, që mos harroni që SPAK nëse të ka arritur që të komunikojë një, një akuzë për një dosje, qoftë edhe e lehtë, siç ishte rasti konkret dhe që është komentuar gjerësisht që kjo është një thërrime për aq sa ministria e zonjës Balluku ka tenderuar dhe ka kryer veprime arbitrare. Ndërkohë që SPAK në shumë raste ka treguar pozicionin e tij që pas një thërrimeve ka ardhur një gjë akoma dhe më e madhe dhe ka vendosur masa më të forta për subjektet e larta të shtetit.
Unë po të them, Erion Velinë e mori për një dosje. Ndërkohë që tashmë i ka hapur dy. Ilir Beqajn e mori për dosjen e sterilizimit, pa masë fare, me detyrim paraqitje, sa u bë Beqja vinte çdo javë në në në SPAK dhe që nuk përbënte më lajm. As kameramanët nuk e filmonin. Dhe që pas saj tre apo katër muaj pas dosjes së parë, iu hap dosja e dytë dhe sot e ke në burg.
Arben Ahmetajn, po ashtu. Që hyri me një dosje dhe iu bënë dy. Pra është marrë dy herë i pandehur Arben Ahmetaj. Prandaj që mos të vijë çudi që edhe Belinda Balluku do hyjë me një dosje, siç po hyn, dhe mund të dalë edhe me tre. Sepse ka tre apo katër procedura të hapura të cilat nga momenti në moment mund t'ndryshojnë statusin e saj, jo vetëm si si status të qenurit i pandehur ose jo, por mund të sjellë edhe masa sigurimi akoma më të ashpra që mund ta çojnë deri diku tek arresti i shtëpisë.
Sepse ka çështje për pastrim parash, për fshehje pasurie, për korrupsion pasiv të zyrtarëve funksionarë publikë të lartë dhe që padyshim është edhe rasti ku ne po e diskutojmë, tuneli i Llogarasë, që nuk bëhet fjalë vetëm për kontratën, po bëhet fjalë edhe për shkeljen e procedurave dhe ankandeve publike pikërisht tek mënyra se si është shmangur një herë dhe është anulluar procedura e parë, ajo 170 milionë euroshe, dhe pastaj që u ngrit me 50 milionë euro të tjera që ju dha turqve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Nëntor21:53
Mandarinat me helm, AKU hesht/ Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene
Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, q&eu...
AKTUALITET
4 Nëntor21:43
Shkarkohet nga detyra drejtori i Kadastrës në Sarandë. Zbardhet motivi
Pas vetëm pesë muajsh në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, drejtori Ilir Çibuku &eu...
AKTUALITET
4 Nëntor21:21
Misteri që rrethon vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në punishten artizanale
Kanë kaluar saktësisht dy vjet që kur Klaudio Myrtaj u gjet i vdekur në një garazh në Vernante. Ishte 4 nëntori i vitit 2023....
AKTUALITET
4 Nëntor20:45
“Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë”/ Si u zbulua Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej nga përgjimet në Sky Ecc
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për trafikun n...
AKTUALITET
4 Nëntor19:26
Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin e Tiranës
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ndryshoi qëndrimin e tij përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës...
AKTUALITET
4 Nëntor19:03
As Genc Deromemaj nuk reziston në krye të Kadastrës së Vlorës. Largohet pas vetëm 4 muajsh
Pas 4 muajsh në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj lë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës.
Deromemaj ka marr ven...
AKTUALITET
4 Nëntor18:34
U dënua nga GJKKO për inceneratorin e Tiranës me mbi 2 vite burg, lirohet Alqi Bllako
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili u dënua nga Gjykata e Posaçme lirohet nga qelitë e burgut.
Ndërsa GJKKO vend...
AKTUALITET
4 Nëntor18:19
VIDEO/ Aksident në Berat, Mercedesi në korsinë e kundërt përplaset kokë më kokë me Volkswagen
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje–Berat, pranë fshatit Kasht-Bardhë.
Dy automjete...
AKTUALITET
4 Nëntor18:06
Kontratat PPP marrin 120 mln euro me 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës që nuk ekziston
Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parash...