U ndalua pas videos virale/ Policia e Shtetit reagon pas arrestimit të Joz Markut
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Jozefin Markut dhe personave që e shoqëronin në momentin kur dhunuan Eduart Ku...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Jozefin Markut dhe personave që e shoqëronin në momentin kur dhunuan Eduart Ku...
Tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite të natës në jug dhe lindje të L...
Në një reagim për situatën e rëndë të zjarreve në Himarë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon...
Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit n&eum...
Harta e botës që përdoret prej dekadash mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm, pasi Asambleja e P&...
Pas përplasjes me ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin, këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka përfundu...
Ulrich Siegmund, kandidati kryesor për ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë në land...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi të premten se nuk beson që presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmend të sulmojë territorin ...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik në Gjergjan , ku një 31-...
Më 5 shtator Kisha katolike romake kremton festën liturgjike të Shenjtes shqiptare Nënë Terezës. Shenjtërimi i Nën&eu...

TIRANË- Fati i 'Koçoles' dhe Sulovarit edhe pas një muaji vazhdon të mbetet një enigmë për policinë. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. Nga pamjet filmike sigurura prej tyre ajo që ka ngritur dyshime por edhe pista të reja hetimi është minutazhi prej 39 minutash dhe 5 sekondash.
Gjatë një analize nga kamerat e sigurisë, 'Balkan Web' ka arritur të zbulojë një detaj nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë. “Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14.
Pra, brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë.
Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46-vjeçarëve.
Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114. Targat e kapuar nga kamerat e sigurisë rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi.
Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?
Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
TIRANË- Vrasjet makabër të shqiptarit Taulant Malaj në Itali, tronditën opinionin publik dhe të afërmit. Kjo ngjarje &...
GREQI- Një nga goditjet më të rëndësishme të karteleve të kokainës nga Amerika Latine ka ndodhur më...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish në muajin prill, dukë reflektuar bazën e lartë të një viti ...
Arrestohet autrori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva është kapur në Marok falë bashkëpunimit mes Inter...
Tre turistë çekë që kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpët...
1 muaj pas zbulimit të 8 armëve të zjarrit tip GLOCK në portin e Durrësit prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe kr...
Rrjedha e lumit në kanionet e Osumit ka marrë para një çift turistësh nga Holanda. Gruaja ka arritur të dalë në koh&...
“Nuk po të vras sepse duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”. Këto kan&...
Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, punonjësit në administratën e pushtetit lokal kanë paga që n&...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizituar në ...