Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen gjyqësore mes Elton Qynos dhe prokurorëve të SPAK. Në postimin e tij në Facebook, Vezaj shkruan se prokurorët Behar Dibra, Olsi Dado, Bledar Maksutaj, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe treshja e Gjykatës së Lartë, Sander Simoni, Ilir Panda e Altin Binaj, shkelën Kushtetutën "pa iu dridhur dora".
Ai shprehet se pas gjithë veprimeve dhe vendimeve të firmosura nga këta prokurorë e gjyqtarë qëndron kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani. Gazetari më tej pyet se si ambasadës amerikane ose eksperti i OPDAT nuk kanë ende asnjë reagim, kur mbi rastin e Qynos kanë reaguar disa organizata ndërkombëtare.
POSTIMI I PLOTË:
Prokurorët dhe gjyqtarët që “harruan” Kushtetutën…
Po kush janë këta “heronj” të reformës në drejtësi që shkelen Kushtetutën pa iu dridhur dora?
Prokurorët Behar Dibra, Olsi Dado, Bledar Maksutaj, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe “treshja e artë” e Gjykatës së Lartë: Sander Simoni, Ilir Panda e Altin Binaj!
E si ndihen sot këta ustallaret e drejtësisë, pasi Gjykata Kushtetuese, me një vendim unanim 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno? Apo ndoshta nuk ndihen fare… kanë mësuar të mpijnë ndërgjegjen.
Prokurori Dibra ndoshta po e kalon me një gotë te Bar-Classi, siç e ka stilin, ndërsa Maksutaj do të japë një leksion të zjarrtë mbi ndonjë konventë të Zimbabwes që “e përgënjeshtron” vendimin e Kushtetueses. Olsi Dado? Një varje “e thellë”, filozofike, do ia zgjidhë hallin.
Ndërkohë gjyqtarja Zeqiraj, e zënë në kurthin e kolegëve, ndoshta do i ankohet Altin Dumanit: “Pse më fute në këtë valle, se kjo do më ngelet në biografi…” Dhe tre musketierët Gjykatës së Lartë? Ata presin zbardhjen e vendimit. Jo për ndonjë reflektim, por për të kapur ndonjë gabim drejtshkrimor, se për Kushtetutën s’kanë kohë, janë të zënë duke i bërë ndere nga “frika” super prokurorit Dumani.
Po ju të gjithë që kaluat vetingun dhe dhunuat Kushtetutën, e ndërkohë e mbani veten për “të lexuar” e “të ndershëm”? Si ndiheni? Apo vazhdoni ta mbushni biografinë me letra që ju detyron “shefi” të firmosni, por që vet atij, Dumanit nuk i gjendet asnjë nënshkrim në çështjen e “hetimit” ndaj Qynos për t'i gjetur burimin!!
E pra, ju firmosët, jo ai. Ju a do mbani përgjegjësi morale të paktën e të kërkoni ndjesë pasi, siç duket Dumanit ia keni bërë hallall “gropën” ku ju futi!
Dhe në fund, si ndiheni ju të Ambasadës Amerikane ose ti eksperti i OPDAT që paguhesh edhe nga taksat e mia!? Çfarë mendimi keni ju të gjithë për këtë farsë? Asnjë reagim? Apo jeni ende të zënë me “pseudo-gazetarët”, që qahen te ju për ndonjë thërrime se janë paditur e kërcënuar! Së ata kurrë nuk kanë shkruar shkrime për llogari të redaksisë, veç ndonjë koment të sforcuar në Facebook me porosi dhe ju “ulërisni” për këta individ dhe për Qynon mbyllet gojën! E besuat Dumanin apo “ekspertët” rreth tij, që morën detyrën e kryeredaktorit!!?
Të paktën, pas vendimit të djeshëm, edhe nëse nuk flisni publikisht, thuajini Dumanit dhe ushtarëve të tij, “Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese përballë gazetarëve”! Apo është më kollaj të bëjmë takime e konferenca, sesa të përballemi me të vërtetën?!
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.
Në njoftimin për mediat të Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se Qyno legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga ai deri në Gjykatën e Lartë. Kushtetuesja thotë se sa i takon lirisë personale, konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike.
Gjithashtu Gjykata thotë se drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Kushtetuesja shton se mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë.
Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.
Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
komisariati nr 1 TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin dhe njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ku thuhet se nj&e...
ANGLI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar i shpëtoi deportimit nga Britania pas një kërkese “të suksesshme” sipas Ne...
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushn...
DIBËR- Pamjet e arrestimit të ish-drejtoreshës së Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu kanë dalë. Arrestimi i saj ë...
foto ilustruese LIBRAZHD- Një 42-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër gj...
foto ilustruese DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi ushtronin prostitucion dhe më pas kërcënonin klie...
foto ilustruese TIRANË- Megjithëse në Shqipëri sinjali televiziv tokësor analog është fikur prej më shumë se ...
foto ilustruese TIRANË- Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovë...
GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të regjistruar në rrugën “Larissi...
TIRANË- Këmbësori 77-vjeçar i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një motor në aksin rrugor Lushnjë-Fier ...