AKTUALITET

“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve në gusht, arrijnë edhe mbi 200 euro për një drejtim

M.B. Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 07:33
“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve
Foto ilustruese

TIRANA- Çmimet e biletave nga dhe drejt Rinasit kanë shënuar rritje të ndjeshme për muajin gusht, një tendencë kjo që ndodh gjithmonë në këtë periudhë të kulmit të sezonit të verës, për shkak të kërkesës së shtuar nga emigrantët, por edhe të turistëve. Nga një kërkim në operatorët me kosto të ulët rezulton se për të ardhur nga Milano në Tiranë në datën 10 gusht, bileta kushton midis 130-190 euro, me Wizz Air.

Kthimi në 12 gusht nga Tirana në Milano është më i lirë, në 35 euro, teksa një biletë vajtje-ardhje kushton deri në 225 euro. Më lirë kushton Ryanair, me 108-150 euro nga Milano në Tiranë, ndërsa nga Tirana në Milano duhen nga 43 deri në 60 euro, me biletën më të lirë në të dy drejtimet që kushton rreth 150 euro. Nga Roma drejt Tiranës, po në të njëjtat data, bileta me Wizz luhatet nga 130 në 175 euro, ndërsa kthimi është shumë më i lirë, me 25 euro.

Biletat nga qytetet italiane për të Rinas janë shtrenjtë në gjysmën e parë të gushtit për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve për në Tiranë, një pjesë e madhe e të cilëve janë emigrantë. Ndërsa kërkesa për fluturime nga Rinasi drejt qyteteve italiane është më e ulët, duke bërë që biletat të jenë të lira.

E kundërta ndodh në gjysmën e dytë të gushtit, teksa emigrantët kthehen në vendet ku ata jetojnë. Nga Milano mund të vish në Tiranë në datën 24 gusht edhe me 10 euro, ndërsa për të shkuar nga Tirana në Milano bileta arrin deri në 250 euro, me Wizz Air.

Me Ryanair, nga Tirana në Milano në datën 24 gusht bileta kushton nga 225 në 332 euro,  ndërsa nga Milano (Bergamo) në Tiranë mund të vish në datën 24 me 17 euro. E njëjta gjë ndodh dhe me Romën. Nga Roma në Tiranë, bileta është 15 euro në datën 24 gusht, ndërsa nga Tirana në Romë arrin në 145 euro. Të shtrenjta janë dhe destinacionet e tjera në gjysmën e parë të gushtit. Një bileta vajtje-ardhje me Barcelonën kushton të paktën 260 euro, me Wizz Air.

Për të udhëtuar nga Tirana në Berlin në datën 14 gusht, bileta kushton 320 euro. Nga Tirana në Paris, në datën 17 gusht, çmimi arrin në 305 euro, ndërsa për tu kthyer në datën 20, biletën e gjen me 20-30 euro. Edhe operatorët e tjerë kanë çmime të shtrenjta në gusht. Një biletë drejt Vjenës dhe anasjelltas për datat 17-19 gusht me Vjenën, përmes Austrian Airlines kushton minimalisht 250 euro.

Hyrja e operatorëve me kosto të ulët, fillimisht Wizz Air dhe më pas Ryanair ka ulur ndjeshëm çmimet e biletave të avionëve gjatë viteve të fundit. Në periudha jo pik, çmimi i tyre varion edhe në më pak sesa 20 euro një drejtim. P.sh., për dhe nga Milano në fund të shtatorit mund të gjesh biletë vajtje-ardhje me 30 euro, si me Wizz Air ashtu dhe me Ryanair.

Gjithsesi, gushti nuk i shpëton asnjëherë “fluturimit” të çmimeve të biletave, që arrijnë në disa raste nga 150-300 euro në një drejtim. Operatorët e tregut rekomandojnë që blerja e biletave të mos lihet asnjëherë në momentet e fundit, sidomos në periudhën e verës.

Të dhënat nga Tirana International Airport (TIA) bëjnë të ditur se për 5 mujorin e parë të vitit, WIzz Air zë peshën më të madhe të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve, me rreth 60%. Në vend të dytë është Ryanair me 23%. Më pas renditet Air Albania me 3.3% e ndjekur nga Lufthansa me 2.5%, Pegasus 2%, Austrian Airlines 1.9%. Sipas TIA, për periudhën janar-maj nga dhe përmes Rinasit udhëtuan rreth 3.7 milionë pasagjerë, me rritje 67% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

avionet biletat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë