AKTUALITET

Foshnja humbi jetën në 2023, prokuroria vë nën akuzë dy mjeke obstetër-gjinekologe. Hetimet: Neglizhuan pacienten dhe gjendjen e saj të rënduar

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 10:42
Foshnja humbi jetën në 2023, prokuroria vë nën akuzë dy

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr të pandehur shtetaset E.K. dhe I.M. për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. Nga hetimet mbi procedimin e vitit 2023, të nisura pas denoncimit të shtetases G.S.,  rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.

Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës.

Në kushtet kur nga ana e mjekes I. M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë. Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private.

Gjithashtu, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore.

Organi i Prokurorisë vlerëson se mungesa e plotë e historikut të të dhënave mjekësore, që shërben për vijimin e mjekimit është vetë një tregues i mjaftueshëm i moszbatimit të detyrimeve ligjore dhe etike që ka një profesionist mjekësor ndaj pacientit.

Në fund, nuk mund të anashkalohet fakti se pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga mjeket që e kishin ndjekur më parë, E.K. dhe I.M.

Për sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se veprimet/mosveprimet e mjekeve obsetër E.K. dhe I. M. plotësojnë të gjithë kriteret që kërkon legjislacioni penal shqiptar për t’i cilësuar këto veprime si elementë të figurës së veprës penale të "Neglizhenca në trajtimin mjekësor ", e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë