Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

SHËNGJIN- Fotoja e mësipërme tregon momentin kur emigrantët në Shëngjin ngjiten në anijen që do t'i dërgojë ata drejt Italisë. Emigrantët e strehuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri do të kthehen sot në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës. Sipas mediave italiane, ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.
Sipas gjykatësve, që një vend të konsiderohet “i sigurt” duhet që “kushtet thelbësore për një përcaktim të tillë, të mund të plotësohen për të gjitha kategoritë e personave”. Prejardhja nga një “vend i sigurt” është parakusht për zbatimin e procedurës së përshpejtuar në kufi, që i lejon autoritetet italiane ta dërgojnë një emigrant në kamin e ngritur në Shqipëri.
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorir të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
SHËNGJIN- Të martën (28.01.2025), ora 7.30 e mëngjesit anija e italiane Cassiopeia ankoroi në portin e Shëngjinit, në Lezh&...
SHËNGJIN- Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e...
TIRANA- Një grup kriminal që trafikonte drogë nga Tajlanda drejt Shqipërisë nëpërmjet shërbimit postar ësht&...
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar që lejuan kalimin e kufirit të p...
LEZHA- Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi shiste kanabis pranë shkollave në Lezhë. B&eu...
TIRANA- Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi së bashku me bashkëpunëtorin e tij, dyshohet se i gr...
FIER- 30-vjeçari Dhimitraq Xhoku (Hoxhara) është arrestuar në Fier pasi ishte shpallur në kërkim ndërkomb...
ITALIA- Emigrantët e strehuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri do të kthehen sot në Itali, pas vendimit t&eum...
ITALIA- Përpjekja e kryeministres italiane Giorgia Meloni, për të frenuar emigracionin e paligjshëm drejt vendit të saj, përmes ...
TIRANA- Në vitet e fundit, Shqipëria ka parë një transformim të rëndësishëm në tregun e punës, ku gjithnj&eu...