Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Numri i konsumatorëve shqiptarë që prodhojnë energji për nevojat e tyre është më shumë se dyfishuar në dy vitet e fundit, ndërsa kapaciteti i instaluar është rritur me afro 87%, sipas një raporti të ri të Energy Community Regulatory Board (ECRB).
Raporti tregon se numri i vetëprodhuesve të energjisë nga burime të rinovueshme në Shqipëri është rritur nga 1,532 në vitin 2023 në 3,551 në vitin 2025. Gjatë së njëjtës periudhë, kapaciteti i instaluar është rritur nga 154 MW në 288 MW.
Kapaciteti i instaluar i vetëprodhuesve të energjisë elektrike përbën rreth 7.5% të kapacitetit total të instaluar në Shqipëri në fund të vitit 2025, i cili arriti në 3,818 MW.
Rritja e kapacitetti të vetëprodhuesve vjen në një kohë kur vendet e Komunitetit të Energjisë po përpiqen të përshpejtojnë tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe të rrisin rolin e konsumatorëve në tregun e energjisë.
Raporti paralajmëron se zhvillimi i mëtejshëm i këtij segmenti do të varet gjithnjë e më shumë nga aftësia e rrjeteve elektrike për të përballuar flukset e reja të energjisë.
Sipas ECRB, mungesa e kapaciteteve të disponueshme në rrjetin e shpërndarjes është pengesa kryesore për instalimin e më shumë kapaciteteve nga konsumatorët aktivë në vendet e Komunitetit të Energjisë. Autoritetet rregullatore të rajonit identifikojnë gjithashtu mungesën e fleksibilitetit në sistem dhe kufizimet në rrjetin e transmetimit si sfida të rëndësishme për tranzicionin energjetik.
Në Shqipëri, rregullat për lidhjen në rrjet të konsumatorëve aktivë tashmë marrin parasysh karakteristikat specifike të instalimeve që prodhojnë energji dhe rrjedhat dykahëshe të energjisë, sipas raportit.
Dokumenti vëren gjithashtu se Shqipëria ka përcaktuar karakteristika teknike për burimet e rinovueshme dhe procedura për lidhjen e tyre në rrjet.
ECRB rekomandon që vendet e rajonit të publikojnë rregullisht informacion mbi kapacitetet e disponueshme të lidhjes, në mënyrë që investitorët dhe konsumatorët të kenë më shumë transparencë përpara paraqitjes së aplikimeve. Raporti evidenton se kërkesat për lidhje në Shqipëri menaxhohen sipas parimit “first paid, first served”, ku përparësi u jepet aplikantëve që përmbushin më parë detyrimet financiare.
Ndërkohë, projektet që përfshijnë vetëprodhim dhe sisteme magazinimi energjie nuk gëzojnë aktualisht trajtim preferencial në procesin e lidhjes me rrjetin. ECRB rekomandon që vendet e rajonit të shqyrtojnë mundësinë që disa projekte të marrin përparësi kur kontribuojnë në uljen e mbingarkesës së rrjetit ose përmirësojnë efikasitetin e tij.
Sipas raportit, rritja e numrit të konsumatorëve aktivë mund të kontribuojë në sigurinë e furnizimit, të përmirësojë efikasitetin e rrjeteve ekzistuese dhe të reduktojë nevojën për investime shtesë në infrastrukturë, nëse mbështetet nga kuadri i duhur rregullator dhe teknik./Monitor
Prej 14 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta masive qytetare, që nisin në orët e pasdites dhe përfundojnë në o...
Për ditën e hënë, 15 qershor, vendi ynë do të dominohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa nuk priten reshje shiu n&eu...
Përshkallëzohet revolta kundër kryeministrit Edi Rama, në ditën e 15-të të protestave masive. Protestuesit po marshojnë...
Qindra mijëra qytetarë vijojnë marshimin drejt Laprakës në kuadër të protestës së sotme. Gjatë ecjes, protest...
Pas 3 orësh tubim para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Prej 15 ditësh pro...
Artisti shkodran Adrian Paci, ka reaguar në lidhje me vendimin e deputetes Marjana Koçeku, për të qenë deputete e pavarur dhe p&eum...
Gjatë protestës së 15-të para Kryeministrisë, një nga organizatorët ka drejtuar thirrje të forta ndaj Prokurorisë s...
Në protestën e 15-të para Kryeministrisë, një i ri që mori fjalën para mijëra qytetarëve deklaroi se protestuesit j...
Protesta kundër Qeverisë ka hyrë tashmë në ditën e 15-të. Edhe këtë të diel mijëra qytetarë u mblod...
Prej 15 ditësh vijojnë protestat masive në Tiranë dhe kudo nëpër botë ku jeton dhe punon diaspora. Kërkesa kryesore &eu...