Dita e 14-të e protestave studentore, qytetarët dhe të rinjtë mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Novara të Italisë, pasi u kap me rreth 1 kilogram kokainë dhe 229 doza të gatshme për shitje, të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda banesës së tij.
Sipas autoriteteve italiane, operacioni u zhvillua pasditen e 28 majit në kuadër të kontrolleve kundër trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e stacionit hekurudhor të Novarës. Agjentët e Skuadrës Mobile vunë re një të ri shqiptar, pa precedentë penalë, i cili lëvizte me një skuter elektrik pranë stacionit dhe shfaqte sjellje të dyshimta.
Gjatë kontrollit, policët gjetën tek ai një shumë të konsiderueshme parash në kartëmonedha me prerje të ndryshme, të cilat nuk justifikoheshin nga ndonjë aktivitet i ligjshëm pune. Kjo i shtyu hetuesit të kryenin një kontroll më të thelluar, duke ushtruar më pas kontroll edhe në banesën e tij, e cila ndodhej fare pranë stacionit hekurudhor.
Gjatë bastisjes në apartament, policia zbuloi rreth 1 kilogram kokainë të fshehur me kujdes. Një pjesë e drogës ishte vendosur brenda lavatriçes, mes kazanit dhe motorit, ndërsa 229 doza të paketuara dhe gati për shitje ishin fshehur brenda dy deodorantëve tip “stick”.
Përveç lëndës narkotike, në banesë u sekuestruan edhe materiale që përdoreshin për ndarjen dhe paketimin e dozave të kokainës.
Sipas hetimeve, i riu kishte zgjedhur qëllimisht një banesë pranë stacionit të trenit, për shkak të pozicionit strategjik që i mundësonte të lëvizte shpejt për takimet me blerësit dhe të shpërndante drogën me rrezik minimal për t’u zbuluar nga policia.
Pas analizave teknike dhe shkencore të kryera nga Policia Shkencore e Novarës, 22-vjeçari shqiptar u arrestua nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Operacioni bën pjesë në aksionet e vazhdueshme të policisë italiane për goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së drogës në zonën e stacionit hekurudhor të Novarës.
Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, ku gazetari Bledi Mane ka ofenduar influenceren Dea Mishel. Autorja Gri...
Policia e Tiranës ka përqendruar operacionet e kërkimit për gjetjen e Eglant Koçit në zonat malore të kryeqytetit. Burime...
Katër gurë të dyshuar si diamante, të sekuestruar nga Policia Kufitare e Portit, janë dërguar për ekspertizë me që...
Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër call centër mashtrimi, ku në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa 49 punonj...
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit me pishina “Glow”, Ermal Koko, pas ngjarjes tragjike ku humbi j...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërk...
Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipëri, sipas t&eu...
Procedura e prokurimit me vlerë rreth 7.5 milionë euro për përmirësimin e Sistemit të Thesarit të Shtetit është a...
Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona në tremujorin e parë 20...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vra...