
Pamjet që shikoni janë nga banesa e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, brenda së cilës u gjetën mijëra bimë kanabisi. Sipas policisë, gjatë kontrolleve në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, shërbimet e policisë zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë. Nga hetimet paraprake rezulton se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE për zonën e Peqinit.
Po kush është Bilal Hasa?
Bilal Hasa nuk është një emër i panjohur. Në 2020 kur ai mbante postin e Kryetarit të njësisë administrative Gjocaj në Peqin u konfliktua me disa persona në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste në Peqin, ditën kur u zhvilluan edhe zgjedhjet për kreun e ri të PS në këtë qark.
Shkaqet e këtij konflikti atëherë u tha se kishin nisur për shkak të procesit zgjedhor për kryesimin e PS në Peqin, ku u zgjodh Madrid Sula. Hasa kundërshtonte mënyrën e zgjedhjes. I pranishëm në këtë sherr ka qenë dhe Taulant Balla, atëherë sekretari i Përgjithshëm i socialistëve. Hasa atëherë u qëllua me sende të forta dhe shqelma nga persona të cilët dyshoheshin se njiheshin mes tyre.
Pas publikimit të rastit, Drejtoria e Burgjeve njoftoi se Hasa është pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kopetente.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Mars17:56
A po manipulohet gara për kreun e policisë së shtetit? Bizhga tërheq masën disiplinore ndaj Rebani Jaupit
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë, ku sipas të cilit, Sokol Bizhga, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë s&e...
AKTUALITET
19 Mars17:23
VIDEO/ Shikoni magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës ku lulëzonin 4 mijë rrënjë kanabis
Piranjat news publikon videon e 'shtëpisë së barit' që ishte ngritur në bodrumin e magazinës në pronësi të drejtori...
AKTUALITET
19 Mars17:15
Kanabis në banesën e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Bilal Hasa është pezulluar
Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në ambientet e një ...
AKTUALITET
19 Mars16:55
Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK çoi dosjen “Bajri” për gjykim, GJKKO njoftim zyrtar: Ja akuzat për secilin
SPAK ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 112 të vitit 2019, në ngarkim të katër të pandehurve: Behar dhe Safet Bajri, ...
AKTUALITET
19 Mars16:21
Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike
Pas Fierit, kompania farmaceutike Rejsi Farma është paditur nga Drejtoria qendrore e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm për shkak ...
AKTUALITET
19 Mars16:14
Peqin/ Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, shpallet në kërkim
Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një banesë, në një fshat t&eum...
AKTUALITET
19 Mars16:01
Rama emëron zv/ministre të Brendshme ish-nënkryetaren e Bashkisë Tiranë
Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të enjte Anisa Rusetin në detyrën e zv.ministres së Brendshme. Vendimi ësht&e...
AKTUALITET
19 Mars15:35
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO
Një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti paraqet kë...
AKTUALITET
19 Mars15:27
E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet për vdekje nga treni, dyshohet se u vetëhodh në shina!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike një emigrant shqiptar, i cili ...
AKTUALITET
19 Mars14:59
Përplasje e armatosur mes bandës italo-shqiptare dhe policisë, një oficer i plagosur!
Një përleshje e armatosur ka ndodhur gjatë një operacioni mes policisë italiane dhe një bande kriminale e përbërë...