AKTUALITET

“Furgoni i emergjencës për të vrarë”, Karamuço trondit me deklaratën: Lëviz kur ka nevojë për atentat

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 09:15

“Furgoni i emergjencës për të vrarë”,

Një furgon me arsenal u kap një ditë më parë nga policia në Tiranë.

Sipas Ervin Karamuçës, ky është një furgon lëvizës, që shpërndan armë.

Karamuço deklaroi në “Top Story” se furgoni ka qëndruar rreth tre muaj i parkuar pranë zonës së Myslym Shyrit, i palëvizur dhe i kamufluar me logot e kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve.

“Logoja është vënë kastile për t’u identifikuar dhe për të thënë ‘ej, mos i prekim këta se janë të filanit’”, tha ai, duke shtuar se për kapjen e këtij arsenali është përdorur edhe përgjim ambiental, në të cilin anëtarët e strukturës thoshin: “Ato të furgonit mos i prekim tani për tani”.

“Në furgon janë gjetur armët që shihen në foto, por edhe aksesorët e detonimit në distancë të eksplozivit që do të përdorej për një ngjarje që parashikohej nga policia. Megjithatë, eksplozivi nuk është gjetur — “mund ta kenë hequr, mund ta kenë vendosur diku tjetër”, tha Karamuço.

Sipas tij, kjo ngjarje “ka ndryshuar direkt metodën që ne kemi njohur deri më sot” për grupet kriminale, të cilat zakonisht i mbanin armët në banesa të braktisura ose të marra me qira, ndërkohë që tani i kanë të lëvizshme.

“Më ka bërë shumë përshtypje logoja e përdorur, por edhe targa 911, numri i emergjencës. Pra ky furgon është i lëvizshëm; arsenalin e armëve dhe municioneve e lëvizin ku ju duhet, shpërndajnë armët, ikin dhe vijnë prapë këtu e parkohet”, tha Karamuço.

Ai shtoi se armët shpërndahen për atentate ndaj personave konkretë: “Merr armën dhe shko godite”.

“Kjo që ne kemi zbuluar e përmbys të gjithë atë që ne njohim deri tani, që i dinim se i mbanin në shtëpi. Tani ka një furgon lëvizës, madje edhe numrin e ka numër emergjence, për të vrarë”, theksoi Karamuço.

Në përfundim, ai tha se kjo është kapur si një arsenal lëvizës që i përkiste këtij grupi kriminal, por që dyshohet të jetë i lidhur edhe me grupe të tjera.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë