AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 16:52
“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë

Detaje të reja janë zbuluar rreth rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i cili sipas SPAK ka lëvizur dhjetëra ton lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Përmes komunikimeve të përgjuara në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC në qendër të bisedave qëndrojnë Eldi Dizdari dhe Salvatore Aliu, ku diskutohen sasitë e mëdha të kokainës, rrugët e transportit dhe mënyrat e fshehjes së ngarkesave në kontenierë.

Sipas dosjes hetimore, për Dizdarin transportimi i ngarkesave që arrinin deri në 10 ton kokainë nuk përbënte problem, pasi ai pretendonte se kishte të garantuar rrugën e kalimit dhe tregun e shitjes. Megjithatë, shqetësimi i tij nuk ishte sasia e drogës, por pesha e çantave që përdornin transportuesit. Në një prej bisedave ai i kërkon Aliut që ato të mos kalonin 45 deri në 50 kilogramë, duke thënë:

“Për Zotin kanë frikë po thyhen në mes, se ankohen gjithmonë. Po ngecin aty. Po u bje të fikët kot, haahahaahahah. Madje nuk kanë mundësi as të shkruajnë sms pas shkarkesave, pasi janë të mpirë”.

Salvatore Aliu i përgjigjet se do të mundohet t’i përshtasë ngarkesat në këtë peshë, ndërsa pranon se rreziku dhe mënyra e operimit i krijonin një ndjesi adrenaline. Nga bisedat e administruara nga SPAK del se çantat me peshë të madhe kishin edhe një arsye ekonomike, pasi pagesat në vendin e nisjes llogariteshin sipas numrit të çantave që futeshin në kontenierë.

Hetuesit kanë dokumentuar edhe diskutimet për zgjedhjen e kontenierëve dhe rrugëve të kalimit. Aliu i sugjeronte përdorimin e kontenierëve të kompanisë së bananeve “Dole”, ndërsa Dizdari preferonte që tranziti të realizohej përmes portit të Anversit, duke shmangur, sipas bisedave, kontrollet më të shpeshta me skaner. Në komunikime përshkruhet edhe metoda e dyshuar e fshehjes së kokainës. Sipas Aliut, në kontenier vendosej një kopje e çelësit, e cila përdorej pasi kontenieri hapej në destinacion, në mënyrë që pas ndërhyrjes të mos mbeteshin gjurmë të dukshme.

Goditja e këtij grupi erdhi pak ditë më parë pas operacionit të SPAK, ku në fokus ishin Dritan Gjika, Salvatore Aliu dhe Eldi Dizdari, i njohur edhe me emrin Denis Matoshi. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka transportuar të paktën 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Për këtë çështje u caktuan 10 masa sigurie, por në pranga përfundoi vetëm Florian Musaj, pasi pjesa tjetër e të dyshuarve ndodhen jashtë Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit, SPAK ka sekuestruar gjithashtu 491 pasuri të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, me një vlerë që shkon në rreth 150 milionë euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë