AKTUALITET

Gazetarët shqiptarë mbeten peng të përballjes mes qeverisë dhe pronarëve të medias

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 14:56

Gazetarët shqiptarë mbeten peng të përballjes mes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një marrëdhënie komplekse me median në Shqipëri. Ndonjëherë ai është i hapur për t’u angazhuar dhe ndonjëherë shpërthen kundër tyre. Teksa fliste në Londër muajin e kaluar, ku Rama po kryente një vizitë për të diskutuar çështjet e migracionit dhe infrastrukturës, kryeministri u tregua sërish armiqësor. I pyetur nga BIRN nëse mendonte se liria e medias ishte një pjesë thelbësore e një demokracie funksionale, Rama psherëtiu dhe u përgjigj:

“Ekziston një stereotip që gazetarët mund të thonë çfarëdolloj budallallëku që duan në emër të lirisë, ndërsa, nëse je politikan, çdo gjë që thua trajtohet si e dyshimtë… por të thuash se liri e medias është të thuash gjithçka dhe çdo akuzë që të vjen në mendje, tregon mungesë të të kuptuarit të lirisë. Nuk e ha unë këtë.”

Ky është një nga rastet e shumta që Rama ka minuar verbalisht rolin e medias. Në të kaluarën ai i ka quajtur gazetarët “injorantë”, “kazan plehrash” dhe “armiq të publikut”. Komentet negative nga politikanë të tjerë shqiptarë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, lidhen nga ekspertët me rritjen e abuzimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve gjatë vitit të fundit.

Më 27 mars godina e televizionit Top Channel në Tiranë u qëllua me Kalashnikov dhe mbeti i vrarë një roje sigurie. Më 26 janar gazetari i Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u rrahën në qytetin e Lezhës, pasi ai raportoi për një vendim gjykate. Në shkurt, tre persona qëlluan me armë dronin e ekipit të televizionit Top Channel, më pas i rrahën dhe i kërcënuan me armë teksa gazetarët po hetonin për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2023 të publikuar nga ‘Reporters Sans Frontier’, Shqipëria renditet në vendin e 96-të nga 180 vende, renditja më e ulët në Ballkanin Perëndimor.

“Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregulloret e politizuara”, shkruan RSF. “Gazetarët janë viktima të krimit të organizuar dhe, ndonjëherë, të dhunës policore, të nxitur nga dështimi i qeverisë për t’i mbrojtur ata”, shtoi ai.

Vitin e kaluar Rama u tha dy gazetarëve se do t’i nënshtroheshin “riedukimit”, që donte të thoshte se ata nuk mund të merrnin pjesë në konferencat e tij për shtyp ose t’i bënin ndonjë pyetje për një periudhë të caktuar. Megjithatë, gjatë një takimi në Chatham House në Londër, ai e mohoi këtë dhe shtoi se nuk ishte ende i përgatitur të pranonte epërsi morale dhe leksione nga askush, vetëm sepse ai ose ajo mban një stilolaps dhe e quan veten gazetar.

“Nuk është e vërtetë që gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje të vështira”, tha ai, ndërsa shtoi se kishte rrezikuar jetën për lirinë e fjalës dhe kishte ende shenja në fytyrë dhe kokë. “Gazetarët mund të bëjnë çfarë pyetjesh të duan”, theksoi Rama.

Në janar të vitit 1997, kur Edi Rama ishte opinionist për gazetën e përditshme Koha Jonë, ai u sulmua nga agresorë të panjohur, një ngjarje për të cilën fajësoi presidentin e atëhershëm dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha dhe shërbimet e sigurisë.

Kryeministri shqiptar nuk ka kursyer jo vetëm gazetarët së fundmi, por edhe pronarët e mediave. Këtë shkurt, inspektorët e tatimeve u vendosën gjoba të mëdha dy mediave kritike ndaj qeverisë – News 24 dhe Ora News, për mospagim të detyrimeve të tyre tatimore, duke shkaktuar pretendime se ato ishin shënjestruar për arsye politike.

Ndërsa i përgjigjej akuzave se qeveria po shënjestronte media kritike ndaj saj, kryeministri shqiptar iu kundërpërgjigj pronarëve të mediave duke thënë se askush nuk mund të shpëtonte nga taksat në emër të lirisë së medias.

“Është kollaj të thuash se nuk kam pse paguaj taksa kur je një kritikues,” tha ai. “Ka shumë përzierje të lirisë së medias dhe lirisë për të mos zbatuar ligjin nën petkun e pronarit të medias,” Rama shtoi.

Eldira Gjoni, një ish-gazetare dhe pedagoge për studimet e medias në Universitetin e Tiranës shpjegoi se pronarët e mediave në Shqipëri kanë një marrëdhënie komplekse dhe klienteliste me qeverinë, e cila minon lirinë e medias në vend.

“Nëse mediat e tyre e kundërshtojnë vazhdimisht qeverinë, ata vënë në rrezik bizneset e tyre dhe mund të gjobiten apo mbyllen nga qeveria”, tha Gjoni. “Nuk ka pavarësi editoriale; gjithçka vendoset nga pronarët e mediave që luajnë një lojë pushteti me çdo qeveri”, shtoi ajo.

Sipas Gjonit, përballja mes pronarëve të medias dhe politikanëve do të thotë që disa çështje apo tema të ndjeshme konsiderohen jashtë limiteve, ndërsa frika nga kanosja i ka çuar gazetarët në vetëcensurim kronik, duke kufizuar kështu cilësinë dhe raportimin e paanshëm investigativ.

Për mungesën e lirisë së medias fajësoheshn gjithashtu pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Sipas një raporti të publikuar nga Freedom House vitin e kaluar, nga rreth 5,000 reporterë në Shqipëri, 85% marrin një pagë bazë prej 300-400 eurosh në muaj, gjysmën e të cilës pronarët e mediave e paguajnë në dorë për të shmangur taksat.

Megjithatë, ka edhe disa përjashtime, theksoi Gjoni, duke vënë në dukje se për disa emisione politike në ‘prime-time’, drejtuesit marrin 5 deri në 10 herë më shumë se reporterët e lajmeve, sepse janë pjesë e marrëdhënieve politike apo të biznesit me pronarët e mediave.

“Kjo mospërputhje e madhe e pagave u bë publike gjatë rrjedhjes masive të bazës së të dhënave të pagave në Shqipëri në vitin 2021, duke sjellë zemërim të madh mes gazetarëve të lajmeve,” tha Gjoni.

“Që atëherë kanë qenë më të zëshëm dhe më këmbëngulës që pagat e tyre të rishikohen”, përfundoi Gjoni.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë