AKTUALITET

Gazetari denoncon kompaninë ONE: 'Roaming' është mashtrim për klientët, nuk funksionon

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 10:16

Gazetari denoncon kompaninë ONE: 'Roaming' është

Gazetari Ardit Halili ka denoncuar një skandal të kompanisë One, e cila ofron shërbime telefonike në vend. 

Në rrjetet sociale ai shkruan se ka zbuluar se 'Roaming' është thjesht një reklamë, pasi në realitet nuk funksionon.

Ai shkruan për rastin e tij konkret, ku pasi kishte paguar për këtë shërbim, nga ana e kompanisë nuk kishte marrë asnjë sqarim për mungesën e sinjalit, madje shton se i kanë kërkuar të kryejë një tjetër pagesë ekstra për marrjen e shërbimit. 

Ofertat 'roaming' janë oferta që klientët i paguajnë për të patur sinjal dhe internet kur ndodhen jashtë vendit.

Mungesa e këtij shërbimi nga ana e kompanisë sjell probleme të mëdha për klientët që udhëtojnë në vende të ndryshme dhe u nevojitet internet. 

Reagimi i plotë i gazetarit Ardit Halili

Sa fantastike është të udhëtosh në SHBA dhe të zbulosh se roaming-u i One funksionon… vetëm në reklama.
Realiteti? Zero sinjal. Zero shërbim. Zero përgjegjësi.

Pas 2 orësh pritje në dyqan, pas 6 telefonatash që shkuan gjithsej 30 minuta, dhe pas një maratone zgjidhjesh brilante të stilit “fike–ndize”.

Vijnë edhe zgjidhjet që duan të të mbyllin gojën: Mos e zgjidh automatikisht, por manualisht rrjetin. Numri që është jashtë për tiu përgjigjur telefonatave nga Shqipëria duhet të ketë Roaming. “Duhet të paguash roaming për të pasur roaming”

Janë 20 minuta Roaming të paguara, por serish nuk e marr dhe nuk më merr dot?
Vjen përgjigjja që më la të kuptoja profesionalizmin e atyre që punojnë aty: Duhet të kesh ofertë me jashtë. Pra sipas tyre edhe unë Shqipëri duhet të paguaja shtesë për këtë telefonatë. Por u tërhoqën nga kjo zgjidhje dhe më dhanë një zgjidhje tjetër. Nr që është jashtë duhet ti bjerë ##002# e serish ta fikte e ndizte telefonin.

E pas një mori telefonatash, minutash e nervash të harxhuara u munduan të më kapin mat: Zgjidhja vjen vetëm nëse telefonata kryhet nga pronari i numrit që ndodhet jashtë. Po si? Me telepati? Sepse roaming-u nuk punon, pra ai që është jashtë nuk ka si të kontaktojë. E kjo është besoj pika ku ngecin thuajse të gjithë ata që shkojnë të ankohen.

Por për fatin e keq të ONE, edhe numri që është jashtë është i regjistruar në emrin tim.

Pra unë si pronar dua të di pse nuk funksion Roaming për numrin që kam jashtë dhe pse nga 20 minuta që ishin qëkur nisi ky kalvar ishin bërë 13, ndërsa nga ana tjetër nuk ishte realizuar asnjë telefonatë qoftë hyrëse apo dalëse dhe asnjë mb i harxhuar. Dmth veç problemit fillestar, kush i vodhi 7 minuta?

Dhe më në fund erdhi zgjidhja!

Kur u mbaruan justifikimet dhe pas 7 minutash në pritje, erdhi përgjigjja finale gjigante: “Po e raportojmë si problem.”

Ndërkohë lekët e harxhuara nga dy numrat dhe koha ime dhe atij që është përtej Oqeanit? Epo ato nuk qenkan pjesë e problemit.

Nëse s’jeni në gjendje të zbatoni një kontratë, mos e reklamoni.
Ka zgjidhje të tjera në treg — thjesht mos u mbështetni te Romingleshi i One Albania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë