AKTUALITET

Gazetarja: Si u kthye Dubai në qendër komande e mafies shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 22:59
Gazetarja: Si u kthye Dubai në qendër komande e mafies shqiptare

Nga Alba Kepi: 

Nga rrugët e Torvaianicës deri në rrokaqiejt e ndritshëm të Dubait, emri i Altin Sinomatit, 38-vjeçarit shqiptar i njohur si Passerotto, është bërë simbol i një realiteti të errët që po i ndodh kombit tonë: eksporti i krimit dhe i turpit kombëtar.

Sipas hetimeve të karabinierëve italianë, Sinomati konsiderohet si mandanti i vrasjes së shqiptarit  Shehaj, një ekzekutim mafioz i ndodhur në shtator të vitit 2020 në plazhin e Torvaianicës, afër Romës. Vrasja, për të cilën u paguan 150 mijë euro, lidhet me rivalitetet midis grupeve të narkotrafikut.
U arrestua sot në Dubai, por problem mbetet ekstradimi nga një vend që nuk e lejon këtë proçedurë.

Një krim i kryer në mes të ditës, në një plazh të mbushur me njerëz, si për të dhënë një mesazh frike dhe pushteti. Ishte i njëjti killer që një vit më parë kishte ekzekutuar edhe Fabrizio Piscitellin, i njohur si Diabolik, kapo ultras i tifozerisë italiane, një tjetër simbol i lidhjeve të errëta midis botës së krimit dhe mafies shqiptare.

Pas vrasjes, Altin Sinomati u zhduk, si shumë të tjerë, duke u fshehur në oazin e pasurisë dhe pandëshkueshmërisë: Dubai. 

Nuk është rastësi. Pak muaj më parë, në të njëjtin qytet u arrestua edhe Dorian Petoku, një tjetër figurë e njohur e botës së krimit shqiptar. Në hijet e atyre kullave ku luksin e paguajnë me para të pista, përflitet edhe prania e Arben Zogut, një tjetër emër që, sipas burimeve, hyn e del në Shqipëri pa asnjë pengesë.

Dubai është bërë strehë e mafies shqiptare, një parajsë moderne ku riciklohen paratë e drogës, të armëve dhe të trafikut njerëzor përmes kompanive të rreme, restoranteve luksoze dhe pasurive të paluajtshme. Nga atje, si nga një qendër komande ndërkombëtare, drejtohen aferat që po shkatërrojnë  vendin tonë.

Në orët pas atentatit ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, autor i programit investigativ “Report”, vetë Ranucci kujtoi me shqetësim se atentati kishte ndodhur vetëm disa qindra metra larg vendit ku në vitin 2020 u vra Selavdi Shehaj. Kjo përputhje territoriale ka ngritur dyshime të forta tek hetuesit italianë se pas atentatit ndaj Ranuccit mund të fshihet po e njëjta dorë kriminale ndoshta edhe e njëjta strukturë e mafies shqiptare që ka shtrirë rrënjët në Itali.

Gazetarë si Nello Trocchia, me librin e tij Invincibili la mafia albanese, kanë denoncuar me guxim fuqinë e këtyre grupeve që veprojnë në heshtje, por me ndikim të frikshëm. 

Sepse për sa kohë që Dubai e Aruba janë shtëpitë e pushimit të kokave të mafies sonë, Shqipëria do quhet Narkoshtet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë