AKTUALITET

GJKKO heq masën "arrest në burg" ndaj Kreshnik Farrukut, përdorues i SKY ECC ishte vëllai i tij

r.ll Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 17:51
GJKKO heq masën "arrest në burg" ndaj Kreshnik Farrukut,
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Kreshnik Budllës (Farrukut) për revokimin e masës së sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Në njoftimin e GJKKO bëhet me dije se heqja e masës së sigurisë vjen pas verifikimit që rezultoi se kodi pin i komunikimeve në SKY ECC, nuk i përkiste atij, por të vëllait Roland Farruku.

"Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.", thuhet ndër të tjera në vendimin e GJKKO.

NJOFTIMI I GJKKO: 

Kërkuesi Kreshnik Budlla (Farruku) me datë 01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së proçesverbalit të identifikimit të SKY ECC PIN ****, mbajtur nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit B.H, ku identifikon në mënyrë të gabuar si posedues dhe përdorues shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), në vend të poseduesit dhe përdoruesit real shtetasin R.F (vëllai i Kreshnik Budlla Farruku).

2. Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), vendosur nëpërmjet vendimit Nr.1 Akti, datë 11.01.2025, vazhduar me vendimin e datës 13.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260/1 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 76, datë 04.2025, vendosi:

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kreshnik Budlla (Farruku).

Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), me vendimin Nr. 1, datë 11.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar dhe lënë në fuqi me vendimin 4, datë 13.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshnik Budlla (Farrukur), drejtuesi i klanit, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar  për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis.

Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.

kreshnik farruku roland farruku gjkko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë