AKTUALITET

Detaje/ Pronari i Megatek Dionis Teqja në kërkim!?

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 22:29

Detaje/ Pronari i Megatek Dionis Teqja në kërkim!?

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij. Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike.

Sipas argumentimit të gjykatës, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike. Seanca e radhës, ku Teqja do të duhet të jetë i pranishëm, është caktuar më datë 13 shkurt 2026 ora 13.00. Sipas Weblajm, Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT.

Në padi dhe në shpalljen publike thuhet:

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, është duke u zhvilluar gjykimi i çështjes civile me nr. 1234, datë 10.12.2025, akti që i përket:

Paditës: Thanas Hyseni
Të paditur: Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria ‘RADMAIL’ sh.p.k., shoqëria T.N.T Express Albania sh.p.k.
Palë e tretë: Qendra Kombëtare e Biznesit
Objekti: Pavlefshmëri vendimi asambleje + sigurim padie

Gjykata ka vendosur që, në bazë të nenit 133 të K.Pr.Civile, njoftimi i palës së paditur Dionis Teqja të bëhet me anë të shpalljes publike.

– Një kopje e kësaj shpalljeje të afishohet në Njësinë nr. 5, Tiranë.”

Aksioneri në minorancë në kompaninë postare pretendon për veprime në kundërshtim me statutin e kompanisë dhe i është drejtuar gjykatës për pavlefshmërinë e vendimeve të asamblesë, si edhe për sigurim padie deri në përfundim të çështjes në themel.

Përse është shpallur në kërkim biznesmenin Teqja?

Referuar dokumentit thuhet sipas nenit 133 të kodit të procedurës civile, e ky nen thotë:

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile (Shqipëri) rregullon njoftimin me shpallje publike.

Në përmbajtje, ai thotë (në thelb) se:

Kur nuk është e mundur njoftimi i palës sipas mënyrave të zakonshme (me postë, dorëzim personal etj.), sepse vendndodhja e saj nuk dihet ose njoftimi nuk mund të kryhet për shkaqe të tjera të justifikuara, gjykata vendos që njoftimi të bëhet me shpallje publike.

Çfarë parashikon konkretisht neni 133:

Gjykata urdhëron shpalljen publike të njoftimit;

Shpallja afishohet në ambientet e gjykatës dhe/ose në njësinë administrative përkatëse;

Në disa raste, mund të publikohet edhe në media (sipas vlerësimit të gjykatës);

Pas kryerjes së shpalljes, njoftimi konsiderohet i kryer ligjërisht, edhe nëse pala nuk paraqitet.

Neni 133
(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 4; ndryshuar me ligjin nr. 122/2013)

Kur personi i thirrur nuk i dihet vendbanimi ose vendqëndrimi në Republikën e Shqipërisë, ose nuk ka zgjedhur një banesë, apo nuk ka caktuar një përfaqësues të tij, sipas nenit 131 të këtij Kodi, njoftimi i aktit bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në gjykatën e vendit, ku do të gjykohet mosmarrëveshja, si dhe në vendin e afishimit, ku ka pasur vendbanimin e fundit. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë.

Në rastin kur marrësi është person juridik privat, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të tij pranë adresës së qendrës së regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.

Në këto raste, njoftimi i aktit bëhet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në internet të
gjykatës, ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar për këtë qëllim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?