AKTUALITET

Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por ngarkesa e punës mbetet ende e lartë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 14:00
Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por

Këshilli i Lartë Gjyqësor analizon se edhe pse ka një ulje minimale të ngarkesës çështjet e trashëguara mbeten ende të larta. Një pjesë e mirë e gjykatave vijojnë të funksionojnë sipas analizës me kapacitet të reduktuar gjyqtarësh.

“Gjatë vitit 2022, sistemi gjyqësor është përballur me një ulje minimale të ngarkesës së punës, ku numri total i çështjeve në shqyrtim në vitin 2022 është 0.4% më i vogël se në vitin 2021.

Qytetarët i janë drejtuar më pak gjykatave duke sjellë një ulje prej 12% të çështjeve të reja të regjistruara gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraardhës.

Pjesa më e madhe e gjykatave kanë funksionuar me kapacitet të reduktuar të gjyqtarëve, nën 70% (25 nga 38 gjykata), ndërsa në nivel kombëtar vetëm 56% e organikës së gjyqtarëve kanë qenë efektivisht në detyrë gjatë vitit 2022” vlerëson raporti.

Sipas shifrave të përpunuara, KLGJ konstaton se ngarkesa e punës në gjykata është përballuar nga vetëm 228 gjyqtarë ose 8.2 gjyqtarë për 100.000 banorë.

Ky raport sipas tij është më pak se 40% e normës evropiane (22.2 gjyqtar për 100.000 banorë).

Nën një proces reformimi që ka nisur tashmë prej disa vitesh duket se sistemit gjyqësor do t’i duhet ende kohë të kapë ritmin pavarësisht se ka një rritje të mesatares së normës së likuidimit të çështjeve si dhe rendimentit mesatar të punës për një gjyqtar.

“Gjykatat kanë bërë përpjekje për të ruajtur ritmin e zgjidhjes së çështjeve, mesatarja e normës së likuidimit të çështjeve në rang vendi është rritur duke shënuar një norme prej 104% (krahasuar me normën mesatare 68% në 2021) me qëllim mbajtjen nën kontroll të rritjes së stokut, tentativa të cilat nuk kanë sjellë rezultat pasi shënohet një rritje prej 31% të çështjeve në pritje të gjykimit në rang vendi.

Rendimenti mesatar i punës për gjyqtar në rang vendi, gjatë vitit 2022, ka qenë pothuajse 561 çështje për gjyqtar, që shënon një rritje me 25 çështje (536 në 2021) më tepër krahasuar me një vit më parë”, thuhet në dokument.

Raporti bën një analizë edhe të fondeve buxhetore për sistemin gjyqësor ku nënvizohet se edhe pse ka një rritje nga viti në vit kur shihet si buxhet për banor mbetet larg mesatares europiane.

“Fondet buxhetore të miratuar për sistemin gjyqësor, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme nga një vit buxhetor në tjetër

Por pavarësisht kësaj rritjeje, pesha specifike që zë ky buxhet ndaj buxhetit të shtetit, në përqindje ka ngelur e pandryshuar në masën 0.75%, nga viti 2019 e në vazhdim. Ndërsa pesha specifike që zë ky buxhet ndaj PBB-së ka pasur një tendencë të lehtë në rritje, nëse e krahasojmë vitin 2023 me vitet e mëparshme (0.33% në vitin 2019 dhe 0.35% në vitin 2022).

Ndërsa në vlerë absolute buxheti i miratuar për vitin 2022 është afërsisht 11.2 euro/ banor, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Europës është 45.8 euro/ banor41.

Kjo do të thotë se pavarësisht rritjes që ka pasur në buxhetin gjyqësor, jemi ende larg mesatares së fondeve buxhetore të miratuara për sistemin gjyqësorin në vendet evropiane” nënvizon KLGJ./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë