AKTUALITET

Gjyqi ndaj ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj shkon drejt konkluzioneve përfundimtare

n.f Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 20:58
Gjyqi ndaj ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj shkon drejt konkluzioneve
Foto ilustruese

TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj u përball me pyetje për pasurinë dhe konfliktin e dyshuar të interesit në procesin penal për deklarim të rremë të pasurisë. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj u përball të martën më 11 qershor me pyetje të prokurores Doloreza Musabelliu lidhur me mospërputhjet në deklarimet e tij të pasurisë si dhe për gjykimin e çështjeve ku palë kishin qenë persona me të cilët kishte pasur marrëdhënie financiare.

Guxim Zenelaj u dërgua për gjykim në vitin 2022 dhe po gjykohet për veprën e deklarimit të rremë të pasurive. Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt, konkretisht të një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Gjatë seancës të martën, Zenelaj u pyet nga prokurorja Doloreza Musabelliu lidhur me gjykimin e një çështjeje ku palë kishte qenë një person nga i cili kishte marrë një hua. Ai deklaroi se për të kërkuar dorëheqje nga një çështje në kohën kur ai ushtronte funksionin në Gjykatën e Lartë, procedohej me kërkesë verbale drejtuar kryetarit.

Sipas tij, nëse kryetari refuzonte të lejonte dorëheqjen, atëherë kërkesa nuk formalizohej me shkrim dhe vijohej gjykimi – ndërsa kur jepte miratimin përgatitej edhe me shkrim.

Në vijim, Zenelaj dha shpjegime për mënyrën e përfitimit të një prone. Ai tha se nuk kishte pasur komunikim me palën tjetër dhe se të gjitha negocimet i kishte kryer bashkëpronari i truallit që zotëronin.

Për mospërputhjen e deklarimit të pjesës takuese në një shtëpi private, ai sqaroi se në vitin 2017 kishte bërë deklarim më të detajuar, duke shpjeguar se zotëronte 1/3 e banesës, ndërsa pjesa tjetër ishte pronë e dy vëllezërve. Ai shtoi se deklarimi i vitit 2003 ishte i pari dhe prandaj ka ndodhur dhe mospërputhja.

Musabelliu vërejti se subjekti kishte deklaruar si burime të banesës së ndërtuar në vitin 1996, të ardhura të fituara në vitin 2005. Zenelaj shpjegoi se ai i kishte përfunduar një pjesë të punimeve e mobilimin e banesës në vitet 2006 dhe 2007 dhe se të ardhurat e 2005-ës kishin shërbyer për këto investime.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj konstatoi se ishte përfunduar shqyrtimi i provave dhe se duhet që procesi të vijojë me paraqitjen e kërkimeve përfundimtare. Prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare me shkrim dhe seanca u shty për më datë 26 qershor, në orën 14:00.

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel.

Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin kalimtar, caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë