AKTUALITET

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmitari rrëfen vrasjen e Çajup Selimit: 20 minuta pasi e çova në shtëpi, më mori Policia

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 12:06

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmitari rrëfen vrasjen e

U mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës ndaj grupit të Laert Haxhiut, rivalit të kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare.

Sot (4 mars) u dëgjua dëshmia e Elvis Shehut, në lidhje me ekzekutimin për hakmarrje të Çajup Selimit, kundërshtar i grupit të Haxhiut, pesë vite më parë.

Haxhiu, i arrestuar dhe ekstraduar nga Greqia dy vjet më parë, akuzohet nga SPAK për një serial atentatesh të organizuara, urdhëruara dhe financuara ndër vite, kryesisht kundër grupit rival të Bares.

I penduar për këtë dosje është edhe Artan Tafani, që ka rrëfyer të gjithë zinxhirin e vrasjeve, plagosjeve, gjobvënieve, grabitjeve dhe krimeve të tjera të kryera në mbi një dekadë.

Pyetjes nëse e njihte Selimin, dëshmitari iu përgjigj në mënyrë pohuese.

Kurse për vrasjen e tij rrëfeu se:

“Ka ndodhur më 1 qershor 2021. Kam qenë më vëllain e tij. E kam marrë Çajupin te puna e tij. Kemi bërë shëtitje. Kam marrë xhaxhanë dhe një prrson tjetër dhe i çuam te puna. Kemi marrë rrugën drejt Kalasë. Më tha më ço te shtëpia. E kam lënë të rrugica e lagjes së tij”.

Dhe më tej Shehu rrëfeu se si mësoi për vrasjen.

“20 minuta më vonë më mori policia dhe më tha: Pyet se i ka ndodh diçka Çajupit!”.

Prokurorët e kanë pyetur nëse dinte gjë që Çajupi kishte probleme.

“Jo. Do e kishim dëgjuar nëse do kishte diçka”.

Kurse për faktin nëse viktima kishte qenë ndonjëherë i shoqëruar në Komisariar, Shehu deklaroi se:

“Ndoshta në 1997, por atëherë kam qenë i vogël”.

Ndërsa si njihej Selimi në komunitet, ai iu përgjigj:

“Njeri alegro. Biznesmen i njohur”.

Çfarë ndodhi seancën e kaluar

Në seancën e kaluar (25 shkurt) në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021.

Për këtë ngjarje ka rrëfyer më herët i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për ekzekutimin e Selimit.

Sipas dëshmisë së Tafanit, në momentin e vrasjes, viktima e kishte parë në sy teksa qëllohej, pa e kuptuar se ku po e kapnin plumbat.

Ndërkohë, Leonard Selimi ka dëshmuar se autorin nuk e ka parë dhe nuk ka dëgjuar të shtëna, por në banesën e tij ka gjetur një plumb, në kokën krevatit.

“Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë”, ka dëshmuar ai.

Selimi ka treguar se Çajup Selimin e njihte si djalë punëtor dhe se para se të vritej, nuk dinte asgjë për të.

“Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes”, ka dëshmuar ai në GJKKO.

“Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.

Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.

E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.

Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.”

DËSHMIA E TE PENDUARIT ARTAN TAFANIT PËR VRASJEN E SELIMIT

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer 17 ngjarje kriminale, ka treguar një vit më parë arsyen e ekzekutimit të biznesmenit Çajup Selimi, krim i ndodhur 1 qershorit të vitit 2022 në qendër të Tepelenës.

I pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, rreth arsyes së ekzekutimit të biznesmenit, Artan Tafani u shpreh se: “Mora vesh nga Laerti se u vra pasi Erisiano kishte pas probleme dhe konflikte me të”.

I penduari i drejtësisë tregoi se viktima i kishte ngacmuar nënën Erisiano Abedini.

“Kishin pas sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nenën e Erisianos. Duke qene se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua”, tha Artan Tafani në GJKKO.

Pas krimit, ai tregoi se ka udhëtuar drejt Greqisë ku ka takuar Laert Haxhiun në një vilë.

“Mbas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin në një vilë ku ishin me të dashurat”, tregoi ai.

Artan Tafani, tregoi me detaje momentin e ekzekutimit të Selimit.

“Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makine si benz që kishte ai, isha ballë për ballë me atë kisha maske covidi edhe një kapele, po më shikonte dhe pati si dyshim. U fut në hyrje të pallatit, ai u ngjit kat parë kat 2, unë isha nga mbrapa tij, ishte qeros dhe unë dija dhe rrobat që kishte veshur atë ditë të kuqe, aty e qëllova nga mbrapa , 3 herë e shkrepa e qëllova, një herë ne shpatull dhe 2 herë të tjera por se di ku e kapi… Ika me vrap për nga burgu Bënçës, rashë ne ca ferra aty si jashtë qytetit, armën e kisha me vete, zastava ose bereta e vogël, me silenciator, s’po gjeja rrugicën që të dilja, sipas planit duhet te dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori”, tha Tafani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?