
Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Gjykatën e Apelit Tiranë nga një person që Policia thotë se e ka arrestuar, është emëruar për herë të parë si magjistrat më 24 nëntor të vitit 1993 në Shkodër. Në Gjykatën e Shkodrës ka shërbyer për shumë vite, para se të emërohej në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Astrit Kalaja, e ka kaluar Vettingun në vitin 2019, por komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.
KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022’. Astrit Kalaja është zgjedhur edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi. Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaroi studimet me titullin “Jurist”, u emërua në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës.
Vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apeli. Ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Shkodrës.
Konkretisht nga viti 1993 dhe deri qershor 2004 punoi si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër. Në Qershor 2004 dhe deri në 31 janar 2023 në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndësa vitet e fundit shërben në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Tetor16:16
Atentati ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, dalin pamjet! Momenti kur policia neutralizon autorin (Video)
Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një pers...
AKTUALITET
6 Tetor16:16
Qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja, arrestohet autori i dyshuar (emri)
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u vra me armë zjarri pasditen e sotme në ambientet e gjykatës.
Mësohet se gjyqtari po shqyrtonte një ...
AKTUALITET
6 Tetor16:12
Belgjika kërkon të "heqë qafe" të dënuarit e saj, gazeta belge: Një burg i madh do të ndërtohet në Shqipëri
Gazeta belge “7SUR7” ka publikuar një artikull ku raporton se Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit ose ma...
AKTUALITET
6 Tetor16:11
E RËNDË në Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja vritet me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë u qëllua për vdekje pasditen e kësaj të hëne...
AKTUALITET
6 Tetor16:08
E rëndë në Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet me armë në gjykatë. Flitet për disa të plagosur
Të shtëna me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, përveç gjyqtarit Astrit Kalaja, është pla...
AKTUALITET
6 Tetor15:58
Të shtëna me armë zjarri në Gjykatën e Apelit në Tiranë, qëllohet një gjyqtar
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Parapraki...
AKTUALITET
6 Tetor15:41
I mituri u vra nga pakujdesia! Ja shkeljet e rënda të Roland Xhaxhos që i morën jetën Brian Spahiut
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur akuzat e 5 personave, mes tyre mjekut Rolandd Xhaxho, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Sipas ...
AKTUALITET
6 Tetor14:25
Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu në klinikën dentare/ Masë sigurie për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij
Masë sigurie për mjekun e njohur Roland Xhaxho.
Ky i fundit akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ në lidhje me vdekjen e 3-vje&c...
AKTUALITET
6 Tetor14:12
U vetëplagos me armë, Policia e Shkodrës nis hetim ndaj 30-vjeçarit
Ndaj 30-vjeçarit i cili u paraqit i vetëplagosur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, policia ka nisur procedimin e ...
AKTUALITET
6 Tetor13:44
Dogji makinën e parkuar në aksin Vorë-Maminas, arrestohet 38-vjeçari
Policia e Vlorës këtë të hënë ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar për djegien e qëllimshme të një ...