
Policia ka goditur dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër. Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave".
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, operacioni policor "Trace the flow". Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit. Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin "Trace the flow".
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor16:31
Del foto/ Ky është Muçi Shaljani që mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit
Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar këtë pasdite në Rinas dyshohet të jetë agjent ...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:30
'Na duhet një Shqipëri e sigurt edhe për turistët tanë', deputeti polak: Ju mbështesim në procesin e integrimit
Shqipëria është në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa Polonia, vend që ka kalua...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:13
Kishte përshatur ambientin e një subjekti për ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte përshtatur ambientin e n...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:05
Masakër me buldozer në Finiq. Denoncimi për gërmimet në parkun arkeologjik nga turistët
FINIQ- Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në site por në momentin që grupi i top channel po afrohej askush nuk po punonte.
Punimet is...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:56
PROFIL/ Do drejtojë 3 vitet e ardhshme SPAK-un, kush është Klodian Braho
Për 7 orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua dëgjesa publike për zgjedhjen e drejtuesit të ri t&...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:40
Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë s&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:36
Gara për kreun e SPAK/ Klodian Braho fitoi përballë 3 kandidatëve të tjerë, ja si votuan anëtarët e KLP
Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK.
Por si votuan anëtarët e KLP?
Klodian Braho m...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:25
Sherr para ministrisë Tiranë
Një sherr mes dy personave ka ndodhur te ministria e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Personat janë konfliktuar me grushte me...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:16
LAJMI I FUNDIT/ Zgjidhet kreu i ri i SPAK
Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7 vota.
Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj.
Ndërs...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:12
Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin
Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë t...