AKTUALITET

“Goditet” eksporti i bimëve medicinale/ Sektori në vështirësi për punëtorë, 29 shtetas nga India do vijnë në Shqipëri të përpunojnë bimët! Faktorët që po ndikojnë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 10:00
“Goditet” eksporti i bimëve medicinale/ Sektori në
Foto ilustruese

Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilët kanë gjetur zgjidhje të punësojnë të huajt. Edhe sektori i bimëve medicinale i ka kthyer sytë jashtë për punësime të reja. Kryetari i shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka tha për Monitor se këtë vit sektori gjendet përpara 3 sfidave, si: mungesës së lartë të fuqisë punëtore atë të rënies, zhvlerësimit të lartë të monedhës euro, dhënies së zgjidhjes së problemit për reduktimin e sasisë së bimëve helmuese në eksport.

Mungesa e punëtorisë sipas Gjokës në sektor ka ardhur si pasojë e migrimit të brendshmë, siç është transferimi i banorëve të zonave rurale drejt atyre urbane, por edhe emigrimi jashtë vendit. Për herë të parë edhe ky sektor do të eksperimentojë me ardhjen e 29 punonjësve nga India, të cilët do të punësohen në repartin e përpunimit të një fabrikave të këtij sektori.

“Fillimisht më 16 maj do të vijnë 4 punonjës nga India që do të përfshihen në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinale. Me ardhjen e grupit të parë të punonjësve, do të zbatohet faza eksperimentale për të ditur rendimentin e punës. Ndërsa nga muaji qershor pritet të vijë grupi i dytë i punëtorëve prej 25 persona. Këtu përfshihet ardhja e bashkëshortëve me qëllim përfshirjen e tyre në dy turne pune në fabrikë, pasi shkalla e përpunimit të bimëve në Shqipëri është ende e ulët për shkak të mungesës të investimeve”.

Gjoka thotë se paga minimale neto varion 400 USD/muaj deri në 600 USD që do të jetë paga maksimale, duke përfshirë edhe koston e akomodimit 80 USD në muaj për punëtor. Sipas tij mundësia financiare në varësi të rendimentit të punës është për t’i paguar deri në nivelin e 800 USD.

Tendenca e punëtorëve të huaj kryesisht nga India, nga kryetari i shoqatës së Bimëve medicinale nënvizohet se nuk është e shtrirë gjerësisht në gjithë sektorin. Ai shton se pas përfundimit të kësaj faza në përpunim, do të shqyrtohet mundësia edhe e përfshirjes së të huajave në grumbullimin e bimëve medicinale, pasi shpopullimi i zonave malore po shton vështirësitë e mbledhjes të bimëve medicinale.

Rënia e euros godet eksportet e bimëve medicinale

Përveç mungesës së fuqisë punëtore, fabrikat përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale janë goditur edhe nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që atë eksportojnë.

Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka nënvizon se për transaksione me vlerë deri në 50,000 euro humbjet nga zhvlerësimi janë 10% këtë vit krahasuar me 2021. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe për 2023 kërkesa për bimë medicinale është e larta në tregjet e huaj. Eksportet kryesohen nga artikuj, si: sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarinë dhe dëllinjë e zezë. Çmimi i dëllinjës së zezë, që prodhon xhinin është rritur 30%. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve është shënuar edhe në Japoni.

Ndër vendet kryesore eksportuese mbetet ato të BE-së dhe SHBA-së. Në Europë kërkesa për bimë medicinale nga Shqipëria kryesohet nga Gjermania. Sakaq për të zgjidhur problemin për eksportin e bimëve të pastra medicinale në bashkëpunim me kompaninë gjermane do të nisin trajnimet me grumbullues dhe fermerë për pastrimin e tyre./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë