AKTUALITET

Grabitësi i maskuar dhe me armë vodhi 40 mijë euro në exchange, pronarja e biznesit: Ngjarja e planifikuar, pakujdesi që lamë derën hapur

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 16:00
Grabitësi i maskuar dhe me armë vodhi 40 mijë euro në

Mëngjesin e së shtunës një pikë e këmbimit valutor në Astir ra pre e grabitjes, ndërkohë që autori mori një shumë të madhe parash. Për këtë ngjarje, ka folur për herë të parë pronarja e Exchange, në të cilën u vodhën  40 mijë euro nga një person i maskuar.

Pronarja tregoi për “Shqipëria Live” se personi i cili grabiti paratë nuk ishte parë asnjëherë në pikën e këmbimit valutor nga punonjëset. Për dy vajzat që u përballën me grabitësin, njëra prej tyre ishte e punësuar prej dy vitesh, ndërsa tjetra prej dy muajsh. Ato janë pyetur nga policia, ndërsa pronarja tha se nuk dyshon te askush dhe pret hetimet e policisë.

Ajo tha se grabitja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi dera duhet të ishte mbyllur ndërsa sa i përket shumës së madhe të parave në gjendje tha se janë të nevojshme në një pikë këmbimi valutor.

“Unë nuk e kam parë asnjëherë si person, as punonjëset nuk e kanë parë. Ai ishte i maskuar dhe nuk njihet. Punonjëset janë pyetur nga policia. Ne e kemi biznes familjar dhe më shumë merret babai e vëllai i im, nuk di për pamjet filmike. Kamerat janë parë të të gjitha ditëve dhe i janë dorëzuar policisë. Bëhet fjalë për 40 mijë euro. Ka qenë diçka e planifikuar nga personi që ka bërë grabitjen. Nëse ka pasur informacion i bie të jetë dikush nga brenda, unë nuk dua të bëjë akuza për sa kohë nuk kemi fakte. Çështjen e ka marrë policia dhe po heton. Ka ndodhur që në mëngjes të ketë edhe më pak para. Duhet të mbahet një shumë për të bërë këmbim valutor, shuma nuk është fikse. Brenda ishin dy biznese të ndara, ishin dy punonjëse. Ato njoftuan policinë dhe ne besojmë se do zbardhet.

Vajzave u kemi dhënë leje se kanë qenë në gjendje shoku për të dhënë deklaratat e tyre dhe nuk kanë ardhur këto ditë në punë. Të gjendesh para një personi që të kërcënon me armë nuk është e lehtë. Biznesin e kemi prej 8 vitesh dhe nuk kishte ndodhur kurrë një grabitje, është në rrugë kryesore në qendër të Astirit.

Njëra nga vajzat kishte dy vjet, tjetra 1-2 muaj. Ato dorëzojnë CV si në çdo punë tjetër, ne i marrim ne provë. Nuk investigojmë, thjesht shohim CV dhe nëse ato e mësojnë punën. Investigim të mirëfilltë nuk bëjmë. 5 mijë eurot shpërblim janë vendosur nga ana e policisë, ne e kemi lënë në dorë të tyre. Ata kanë marrë provat dhe çështja është në hetim dhe ende nuk kemi një përgjigje. Mendojmë se është klient, ose një banor i zonës. Për ne është i panjohur, ndjesia në momentin e parë ishte shokuese, vazhdoj të jem e mërzitur edhe për pjesën e frikës. Do të përpiqemi që derën mos ta lëmë hapur, gjithçka ishte e blinduar. Ka qenë një pakujdesi nga ana jonë se është lënë hapur dera. Po të ishte mbyllur dera nuk mund të futej. Ndjek keqardhje për paratë dhe për situatën e krijuar.“- u shpreh ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë