AKTUALITET

Grekët nuk kanë firmosur ende për të mbrojtur lumin Vjosa

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 19:00
Grekët nuk kanë firmosur ende për të mbrojtur lumin Vjosa
Foto ilustruese

TIRANË- Shpallja e lumit Vjosa park kombëtar nga Shqipëria nuk ka marrë të njëjtën përgjigje nga grekët. Madje sipas organizatave greke të mjedisit, Vjosa mund të rrezikohet nga ndërtimi i disa  hidrocentraleve të vegjël përtej kufirit shqiptar në një gjatësi prej 70 kilometrash. Ky fakt i ka vënë në lëvizje shoqatat mjedisore tek fqinjët të cilët kërkojnë mbrojtjen ndërkufitare të lumit Vjosa por ende nuk është arritur diçka.

Besjana Guri, eksperte mjedisi në Organizatën EcoAlbania thotë për Gazetasi.al se organizata ka vite që bashkëpunon me organizatat greke si pjesë e fushatës së përbashkët “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”, për mbrojtjen e lumit Vjosa/Aoos dhe i sheh me vend shqetësimet në anën greke.

“Partnerët tanë në pjesën greke kanë ngritur shqetësimin në lidhje me planet për ndërtimin e rreth 45 hidrocentraleve në basenin e lumit Aoos dhe degët e tij”, thotë Guri e cila shpjegon për Gazetasi.al se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve do të kishte ndikim të madh edhe në pjesën shqiptare të lumit (në Vjosë).

“Ndërtimi i hidrocentraleve në anën greke do ndikonte në uljen e nivelit dhe sasinë e rrjedhës lumore si dhe rrezikon zhdukjen e disa prej specieve endemike apo të rrezikuara që gjenden në lumin Vjosa dhe degët e tij”, thotë Guri.

Janë 1100 lloje speciesh, nga të cilat 13 konsiderohen të rrezikuara globalisht nga IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) dhe shumë ende për t'u zbuluar dhe për t'u studiuar. Midis tyre, në veçanti, peshqit dhe insektet që popullojnë jo vetëm rrugën kryesore ujore, por edhe degët e shumta që tani janë pjesë e rrjetit të mbrojtur.

Nga ana tjetër, në ‘frontin’ grek, për momentin, asgjë nuk është zyrtare.

Në një përgjigje për Gazetasi.al, Ministria e Turizmit dhe mjedisit thotë se zonja  Kumbaro është takuar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjitikës të Greqisë Kostas Skrekas në muajin shkurt të 2023 ku është dakordësuar nisja e punës së përbashkët për krijimin e parkut ndërkufitar Aoos-Vjosa.

“Kjo iniciativë ka vijuar me ngritjen e grupit të përbashkët të punës, që është angazhuar në shkëmbimin e informacioneve teknike dhe përgatitjen e Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy vendeve për krijimin e parkut ndërkufitar Aoos-Vjosa”, shkruhet në përgjigjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Memorandumi i mirëkuptimit akoma nuk është krijuar dhe aktualisht Vjosa mbetet e pambrojtur nga ana greke. Ekspertja Guri thotë se Vjosa/Aoos është një sistem lumor i vetëm i cili është unik në llojin e tij në gjithë Europën dhe si një sistem i vetëm lumor ai duhet të mbrohet nga të dy shtetet në të njëjtin nivel, në kategorinë më të lartë të mundshme./GazetaSi

lumi vjosa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë