AKTUALITET

Grindje për azilkërkuesit para samitit! "DW": Krerët e landeve gjermane kërkojnë më shumë para për kontrollin e migracionit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Maj 2023, 10:50

Grindje për azilkërkuesit para samitit! "DW": Krerët e

Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërkuesve, por ministrja e Punëve të Brendshme Faeser i sheh kërkesat me sy kritik. Para samitit të posaçëm të mërkurën (10.05.) kryeministrat e landeve gjermane kanë rritur presionin ndaj qeverisë. Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein kërkoi në një bisedë me rrjetin redaksional gjerman "Redaktionsnetzwerk Deutschland" më shumë para nga federata për qytetet, komunat dhe qarqet.

"Federata duhet të paktën dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh", tha politikani i CDU-së. Përndryshe nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve. Rhein kërkon një ujdi në samit, sipas së cilës ndihma e federatës duhet të orientohet tek shifrat e refugjatëve. "E qartë nga tani duhet të jetë, që nëse rriten shifrat e refugjatëve, duhet të rritet edhe shuma e federatës", thekson Rhein. Sepse federata vetë është përgjegjëse për të kontrolluar dhe kufizuar migracionin, sipas tij. Nga samiti i federatës dhe landeve duhet të dalë sinjali i qartë "që qeveria federale më në fund duhet ta nxjerrë kokën si struci nga rëra, të kuptojë emergjencën e komunave dhe të ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur."

Sipas një dokumenti paraprak para takimit të së mërkurës, landet nuk do të marrin më fonde ekstra për refugjatët. Edhe nga kryeministrat e landeve nga partitë qeverisëse kanë ardhur kritika. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann, (Të Gjelbrit) ka thënë, se "federata duhet të bëjë realitet përgjegjësinë e saj, dhe të mos i lerë vetëm landet dhe komunat me shpenzimet e shtuara që kanë në krizën e refugjatëve". Kurse kryeministrja e landit të Zarës, Anke Rehlinger (SPD) propozon që "mjetet e papërdorura për mbështetjen e banimit" të vihen në përdorim "për të krijuar mundësi banimi të përballueshme financiarisht, që përkohësisht të përdoren për strehimin e refugjatëve".

Ndërsa kryeministri bavarez, Markus Söder është i mendimit që të vendosen sanksione ndaj shteteve që nuk riatdhesojnëazilkërkuesit e refuzuar, psh duke shkurtuar ndihmat. Sipas Söder komunat dhe landet kanë arritur limitet e kapaciteteve të tyre  në lidhje me migrimin. "Nevojitet financim më i madh i komunave, një kontrollim më i mirë i migracionit dhe mundësi të tjera strehimi nga federata." Nga ana tjetër duhet të zgjerohet më tej numri i shteteve të shpallura si shtete origjinë të sigurta. "Qeveria federale duhet më të fund të kujdeset për të kontrolluar migracionin. Nëse ne në Gjermani nuk jemi të aftë të veprojmë kjo do të rrënojë gjithnjë e më shumë besimin tek demokracia", ka thënë kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, CDU.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) tregohet optimiste para takimit. Ajo shikon shanse të mira për një zgjidhje nëpolitikën e migracionit brenda BE, është shprehur Faeser për gazetën gjermane "Bild am Sonntag". "Unë dua që ne si europianë të veprojmë së bashku, megjithë kundërshtitë.". Sipas Faeser bllokada disavjeçare brenda BE është thyer. Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e qendrave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE, nga ku azilkërkuesit të mund të shpërndahen drejt në vende të tjera ose të kthehen në vendet origjinë. Por Faeser mbetet skeptike ndaj kërkesave për shume fonde nga federata për landet gjermane./MARRE NGA DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë