AKTUALITET

Gripi i shpendëve në vend, ngordhin rreth 500 mijë pula në dy fermat "Rea’s" dhe "AIBA"! Ministria: I kemi asgjësuar përmes djegies

r.ll Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 17:25
Gripi i shpendëve në vend, ngordhin rreth 500 mijë pula në
foto ilustruese

TIRANË- Gripi i shpendëve për një periudhë një mujore ka shuar disa kapanone me pula të fermave që ka prekur. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë deri më tani kanë ngordhur 497 986 pula në dy fermat “Rea’s” dhe “AIBA”, të prekura nga influenca aviare H5N1. Në njoftimin zyrtar Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije se asgjësimi i pulave është bërë përmes procesit të djegies, ndërsa nuk ka dhënë detaje specifike të vendit ku është kryer procesi.

Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës. Ndërkohë raportohet se situata me gripin e shpendëve është reflektuar dhe në treg, ku çmimi i vezëve është rritur dhe nga 20-22 lekë kokrra në fillim të muajit, ka shkuar në 30 lekë aktualisht.

NJOFTIMI I MINISTRISË: 

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:

Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :
• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.
• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.
• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.
Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:
• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.
• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet:
 me groposje;
 në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:
– me incenerim;
– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;
– si lëndë djegëse pas përpunimit;
– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”

Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :

1. Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214

2. Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të WOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura” (linku):

https://www.woah.org/en/what-we-do/standards/codes-and-manuals/terrestrial-code-online-access/?id=169&L=1&htmfile=chapitre_disposal.htm

Kohët e fundit siguria ushqimore është vënë në alarm bashkë me konsumatorin. Pas gripit të shpendëve u raportua se mijëra tonë mish pule me salmonelë i ardhur nga Brazili është hedhur në tre dhe dyshohet që pjesa më e madhe të jetë konsumuar. Dy ditë më parë, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli shpalosi një tjetër problematikë që është hasur me prodhimet e vendit tonë.

Pas mandarinave me pesticide mësohet se në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh. Sipas tij kjo ngarkesë është klasifikuar me rrezik të lartë për konsumatorin. Resuli thekson se Shqipëria është e ekspozuar dhe në rrezik serioz. 

Skandalit të mandarinave dhe specave me pesticide, mishit të pulës me salmonelë dhe gripit të shpendëve, iu shtohet dhe një sasi prej 52 kilogramësh luleshtrydhe me pesticide të importuar nga Greqia. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se e gjithë sasia e importuar nga Greqia e luleshtrydheve me pesticide është shitur. AKU njoftoi se pas këtij rasti ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë. 

gripi i shpendeve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë