AKTUALITET

Vendosja e tarifave nga SHBA/ Bizneset në Kosovë: Jemi në siklet!

M.B. Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 14:25

Vendosja e tarifave nga SHBA/ Bizneset në Kosovë: Jemi në siklet!

KOSOVA- Mbi 60 për qind të produkteve nga kompania kosovare, Walone Fashion Group, shiten në tregun e Shteteve të Bashkuara – deri më tani pa ndonjë tarifë doganore. Por, kjo do të ndryshojë pas 5 prillit, kur hyn në fuqi vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifën prej 10 për qind për importet nga Kosova. Masa tregtare për Kosovën është pjesë e një vendimi më të gjerë të Uashingtonit, që shënjestron me tarifa të gjitha vendet e botës.

Pronari i kompanisë, Valon Osmani, thotë se ky vendim do të ketë ndikim në biznesin e tij, pasi shumica e konsumatorëve janë amerikanë. Kompania Walone Fashion Group njihet për fustanet elegante dhe moderne të nusërisë. Osmani thotë Radion Evropa e Lirë se që shtatë vjet eksporton produkte në SHBA që kapin vlerën deri në 800.000 euro në vit.

“Tani jemi në siklet, pasi nuk e dimë si do të reagojnë klientët, a do të vazhdojnë të porosisin apo do të anulohen disa porosi. Tani mbetet të shohim si do të ndikojë kjo situatë. Normalisht, do të marrim disa masa në varësi të zhvillimeve”, thotë ai.

Osmani shprehet se nuk është i interesuar që të ulë sasinë e eksportit, por synon që të rrisë çmimet e produkteve. Organizatat ekonomike në vend kanë paralajmëruar se tarifa prej 10 për qind do të rrisë çmimet e produkteve me origjinë nga Kosova, duke sjellë pasoja për bizneset. Ato thonë se që nga viti 2019, eksportet e përgjithshme të Kosovës në SHBA kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe kryesisht për shkak të përmirësimit të cilësisë së produkteve.

Të dhënat e Doganës së Kosovës e konfirmojnë këtë trend. Në vitin 2019, eksportet drejt SHBA-së kapën vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa tre vjet më vonë kjo shifër arriti në mbi 131 milionë euro. Ndërkaq, në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Doganës, eksportet kanë arritur në 5.6 milionë euro, prej të cilave, 3.2 milionë euro i përkasin kategorisë së veshmbathjeve. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tarifa prej 10 për qind e vendosur nga SHBA-ja mund të ketë ndikim si në të ardhurat e bizneseve, ashtu edhe në uljen e numrit të punëtorëve.

“Patjetër që do të ketë ndikim, sidomos në periudhë afatshkurtër. Duhet pasur parasysh se disa mallra të eksportuara nga Kosova në SHBA kanë pasur çmime më të ulëta, gjë që u ka dhënë një përparësi konkurruese prodhuesve kosovarë”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shtrenjtimi i produkteve që Kosova eksporton – për shkak të taksës së SHBA-së – mund të bëjë që të bjerë edhe kërkesa për to, rrjedhimisht edhe prodhimi.

“Bizneset do të përpiqen të gjejnë tregje të reja, por kjo kërkon kohë, angazhim dhe investime. Nuk është diçka që ndodh brenda natës, nuk është e lehtë të riorientohesh menjëherë në një treg të ri”, u shpreh Rafuna në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Për të zbutur efektin e tarifës mbi prodhuesit eksportues, organizatat ekonomike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa lehtësuese.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë bizneset e prekura nga ky vendim. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi Qeverisë pezullimin e tarifës doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara.

Pas kërkesës se presidentes, ministri në detyrë i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, të enjten vonë tha se kabineti qeveritar po e shqyrton tarifën ndaj importeve nga SHBA-ja. Kërkesë të njëjtë sikurse Osmani bëri edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila vlerësoi se tani është momenti i duhur që Kosova të heqë plotësisht tarifën që aplikon për mallrat amerikane.

“Kjo masë do të ndihmonte Kosovën që të pozicionohej më mirë në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thotë drejtuesi i kësaj ode, Arian Zeka.

Nga ana tjetër, drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mendon se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha kanalet diplomatike dhe ekonomike për të negociuar pezullimin, qoftë edhe të përkohshëm, të kësaj tarife.

“Kemi pasur raste të ngjashme më parë. Për shembull, gjatë administratës së presidentit Trump, një tarifë doganore ndaj Kanadasë u pezullua për dy muaj. Pra, kjo është e mundur”, thekson ai.

Përveç ndaj importeve të Kosovës, tarifë prej 10 për qind SHBA-ja ka vendosur edhe ndaj atyre nga Shqipëria. Serbisë i është vendosur tarifë prej 37 për qind, Bosnje e Hercegovinës 35 për qind dhe Maqedonisë së Veriut 33 për qind. Kurse, ndaj importeve nga Bashkimi Evropian në SHBA është vendosur tarifë prej 20 për qind. Kosova, e cila është e varur nga importet e BE-së, sipas përfaqësueseve të bizneseve, mund të ndiejë ndikim të dyfishtë nga këto tarifa, duke krijuar sfida të reja për ekonominë e vendit./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë