AKTUALITET

Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 15:42
Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve
Foto ilustruese

TIRANË- Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH.

Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre. Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e kompanisë. Pas të gjithë procedurave 60 prej tyre tashmë janë punësuar pranë OSHEE.

Në thirrje e dytë, e cila u hap ditën e sotme, kanë ndryshuar edhe kriteret. Ku mosha e aplikantëve shkon deri në 35-vjeç, nga 25 që ishte në aplikimin e parë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH, Blendian Dalipi, njoftuan hapjen e thirrjes për aplikime gjatë një takimi me elektriçistët e rinj te OSHEE, të cilët u rekrutuan gjatë fushatës së muajit tetor.

Administratori Karakaçi tha se përmes këtij procesi synohet rivitalizimi i kompanisë dhe veçanërisht i punonjësve të terrenit. “Ne iniciuam një procedurë rekrutimi masive. Dëshira jonë ishte që të rekrutonim një numër të konsiderueshëm punonjësish të moshave të reja. E hapëm procedurën e rekrutimit deri në moshën 25 vjeç duke marrë në konsideratë moshën mesatare të punonjësve tanë të terrenit që është mbi 50 vjeç dhe dëshirën për ta rivitalizuar këtë procedurë”, tha Karakaçi.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga kriza energjetike, ka vijuar të përmirësojë treguesit e performancës madje duke vendosur edhe objektiva të reja për vijim e uljeve të humbjeve në rrjet. Sa i takon aplikimeve, Balluku u shpreh e bindur se do të arrihet të plotësohen të gjitha vakancat, duke punësuar profesionistë të rinj në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

“Duke nisur që sot ne hapim një thirrje për vendet e punës që kanë mbetur vakante që janë rreth 240 dhe këto vende pune vakante sigurisht duhet të popullohet, por tani me një ndryshim. Kemi përthithur të gjithë deri në 25 vjeç që kishim të lirë në tregun e punës dhe që përmbushnin kushtet, kishin shkollën profesionale, kishin diplomën e duhur dhe tashmë do ta çojmë nivelin pak më lartë. E patëm thënë këtë që në krye të herës që mos na paragjykoni sepse ne do të tërheqim moshat e reja edhe më pas do të vazhdojmë edhe me mosha më të pjekura. Kështu që kjo thirrje shkon deri në moshën 35 vjeç dhe do të qëndrojë e hapur për 1 muaj”, u shpreh Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për punonjësit e terrenit, të cilët shërbejnë në çdo cep të vendit, pavarësisht vështirësive të motit, Balluku tha se të rinjtë që i janë bashkuar OSHEE dhe do t'i bashkohen edhe në të ardhmen, do të sjellin një frymë të re, duke u gërshetuar edhe me stafet që prej vitesh shërbejnë pranë kësaj kompanie.

“Unë besoj që edhe të rinjtë që do vijnë do të kenë mundësinë që të sjellin me vete një frymë të re. Një frymë të re pasi OSHEE është një ndërmarrje e cila rigjenerohet qoftë nga idetë, qoftë nga produktet, qoftë nga reformat edhe nga stafi dhe i kemi parë frytet e para të një reforme të thellë që kemi nisur në fillim të vitit të kaluar dhe padyshim do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ky është një vit ku parashikohen shumë investime”, tha Balluku.

Për t'u bërë pjesë e kësaj fushate rekrutimi të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre përmes adresës së email [email protected].

oshee elektriciste

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë