Studiuesi Aurel Plasari: Ky djalë ju mundi!
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Protestuesit gjatë marshimit për tek Kryeministria kanë ndaluar te Ministria e Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën der&eu...
Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë në mbësht...
Partia Demokratike është në gatishmëri të plotë për të garantuar mbrojtjen ligjore të çdo qytetari që...
Gazetarja Ola Xama përmes një statusi ka nxjerr "bllof" kryeministrin Rama duke shkruar se Rama është pala më e interesuar për shk...
Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, i njohur edhe si Ç...
Partia Demokratike ka kërkuar transparencë, lidhur me kontratën që kryeministri Edi Rama ka nënshkruar me partnerin privat grek, Akto...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë në një skemë korruptive në tregtinë e armëve.
Rasti është zbuluar përmes bisedave telefonike të administruara në dosjen penale. Këto biseda janë gjendur në aparatin e telefonit të Artan Gaçit, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Tashmë burrë e grua janë vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa pritet që nën hetim të vendoset dhe një ish-këshilltar i njohur i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas burimeve pranë SPAK, rasti lidhet me disa transaksione në qindra mijëra euro, që janë kryer në një bankë në Austri. Transaksionet bankare janë të një periudhe kohore, kur Olta Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Kjo ministri ka kryer procedura tenderimi për blerjen e armëve dhe municioneve te një subjekt privat. Burimet pranë SPAK sqaruan se pjesa takuese e eurove për ministren Xhaçka është kaluar në një bankë në Austri, ku eurot më pas janë tërhequr nga një ish-këshilltar i saj dhe njerëz të afërt.
SPAK pretendon se ka arritur të sigurojë prova në telefonin e Artan Gaçit dhe se në disa raste, përmes këtij telefoni, ka biseduar me persona të tretë dhe vetë ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Bisedat janë të një natyre të tërheqjes së shumave financiare nga një bankë në Austri. Për të verifikuar këto biseda, prokurorisë së posaçme SPAK i është dashur të dërgojë letërporosi në Austri, me qëllim marrjen e të gjithë praktikës dokumentare në bankën austriake dhe një sërë provash të tjera.
Pas mbërritjes së përgjigjes nga Austria, prokurorët e SPAK kuptuan se transaksionet lidheshin direkt për përfitim financiar me çiftin bashkëshortor, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.
Në këtë skemë është përfshirë dhe një ish-këshilltar i ministres, i cili tashmë mësohet se është larguar nga vendi. Rasti po hetohet dhe pritet që në ditët në vijim SPAK mund të procedojë dhe me masa sigurimi ndaj personave të mësipërm.
Bëhet fjalë për një skemë korrupsioni në tenderat me procedurë sekrete për blerje armatimi dhe municioni nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Rasti në fjalë është regjistruar pas daljes së provave hetimore të një hetimi tjetër, duke u zbuluar një seri transaksionesh bankare dhe njëherësh disa komunikime në aparate telefonike.
Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.
Por ky hetim më pas u pushua nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë ky është një hetim i ri, që ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë”./Syri.net
Policia dhe protestuesit kanë vendosur të lënë gurët dhe gazin në një moment dhe të afrohen për të pasur nj&eu...
Klevi Metaj, i cili u përball me 6 punonjës policie disa ditë më parë, gjatë protestës së studentëve para Ministris...
Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe ...
Një moment dialogu mes protestuesve dhe efektivëve të policisë është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “D...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon pengimin e gazetarit të SYRI-t, Elkier Bushkolaj, nga efektivë të Po...
Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte e qetë disa furgona ...
Bashkia e Vlorës ka marrë masa të shtuara sigurie pas dy ditësh protestash studentore që janë shoqëruar me tensione në q...
Një atmosferë e qetë ka mbizotëruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit janë rikthyer pas di...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) sqaron se fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit vijojnë sipas programit të planifikuar, pa shtim a...
Një protestuese ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në Bulevardin e madh, atje ku po ëshë përqëndruar dhe numri më i...