AKTUALITET

I akuzuar për aferën e Inceneratorëve, SPAK merr të pandehur Klodian Zoton

I.A Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 11:37

I akuzuar për aferën e Inceneratorëve, SPAK merr të pandehur

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht Klodian Zoton për aferën e Inceneratorëve. Në dosjen hetimore të SPAK, theksohet se Zoto akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim. Më parë Klodian Zoto është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për Inceneratorin e Elbasanit dhe është dënuar me 10 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar, nga dënimi i Zotos janë ulur 3.2 vite burg.

Pjesë nga Dosja hetimore:

1-“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore” në bashkëpunim, me shtetasin Mirel Mërtiri, në lidhje me dhënien e përfitimit në vitin 2019 nga shoqëria ITS sh.p.k. të vlerës prej 420 356 lekë dhe dhënien e përfitimit nga shoqëria ITS sh.p.k. të vlerës 1 587 017 lekë, në vitin 2020, në formën e kryerjes së pagesave për investimin tek Airbnb, shtetasit Arben Ahmetaj nëpërmjet shtetases Albina Mançka.

2-“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, në format dhe episodet e mëposhtme:

3-Në lidhje me shumën e investimit, në ambjentin AIRBNB, prej minimalisht 2 703 524.3 (dymilionë e shtatëqind e tre mijë e pesëqind e njëzetë e katër pikë tre) lekë leke, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri.

II.Në lidhje me shumën prej 170 480 euro të dhënë në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pasqyruar si shitje e bërë shtetasit Andi Boni, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri.

III. Në lidhje me shumën prej 270 000 euro të dhënë në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, shtetasit Arben Ahmetaj, nëpërmjet shtetasve Albina Mançka, Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri

Në lidhje me veprimet e kryera për kalimin e pronësisë, shtetasit Arben Ahmetaj nëpërmjet shtetasve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, në lidhje me vilën në Hamallaj, në bashkëpunim me shtetasit Mirel Mertiri, Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha.

1-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar fillimisht procedimin penal nr. 277 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

Në themel të hetimit të mësipërm, ka qenë procedura e dhënies me koncension shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim, i angazhimit të marrë përsipër nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.

Pas kryerjes së hetimeve, rezulton se prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim, të disa të pandehurëve, e konkretisht shtetasve Lefter Koka, me detyrë Ministër Mjedisi në kohën e ndodhjes së fakteve penale, Alqi Bllako me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k,.

Me vendimin nr. 21 date 21.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 ndaj të pandehurëve të sipërcituar.

Në vijueshmëri të hetimeve, janë administruar prova që mbështesin më së miri, vërtetësinë e faktit se, personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka pasur prej kohësh marrëdhënie shoqërore por edhe biznesi, të përbashkëta, me personat nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, rezulton se ka ushtruar për një periudhë kohe, aktivitet tregtar. Konkretisht, rezulton se si ortak i vetëm dhe në vijim edhe administrator, ka themeluar në vitin 2000 shoqërinë “Hermes” sh.p.k., me veprimtari në fushën e telekomunikacionit, eksport-importit, televizionit, konsulencës financiare etj. Në vitin 2003, shtetasi Arben Ahmetaj largohet nga kjo shoqëri, duke ia transferuar kuotat prej 63%, bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka.

Ndërkohë, në më pak se një vit nga krijimi i shoqërisë “Hermes” sh.p.k., personi nën hetim Arben Ahmetaj, rezulton se ka themeluar edhe shoqërinë “H-Communications” sh.a, me aktivitet në fushën e telekomunikacionit, konsulencë financiare, softëare, etj., duke mbajtur përveç cilësinë e aksionerit edhe atë të drejtorit ekzekutiv, ku si bashkëaksioner shfaqet shtetësja Vilma Nushi. Në vitin 2004 edhe nga kjo shoqëri, personi nën hetim Arben Ahmetaj vendos të shkëputet, duke i shitur kuotat bashkëshortes së tij në atë kohë, personi nën hetim Albina Mançka.

Megjithatë, personi nën hetim Arben Ahmetaj, vijon të qëndrojë i lidhur me shoqëritë e tij, që në një moment të caktuar të jetës së tyre, bashkohen me njëra tjetrën, duke ofruar shërbimin e tij si konsulent i jashtëm. Këtë gjë personi nën hetim Arben Ahmetaj, e deklaron në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 31.03.2010, ku parashtron se ka fituar të ardhura në periudhën shtator 2005-janar 2008 shumën prej 1 050 000 lekë.

Të dyja shoqëritë e mësipërme, në vitin 2007, bashkohen, duke u përthithur shoqëria Hermes sh.p.k. nga shoqëria H – Communications dhe në vitin 2008, të gjitha aksionet e shoqërisë H – Communications sh.a. blihen nga shoqëria “Albania Online Service Provider” sh.p.k. ku personi nën hetim Albina Mançka, arrin të përfitojë nga kjo shitje, në vitin 2008 shumën prej 447.000 Euro dhe në vitin 2009 shumën prej 298 000 euro.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, vijon akoma të jetë i përfshirë në marrëdhëniet e mësipërme, kur më datë 16.09.2008, sipas kontratës së shërbimit nr. 7212 rep dhe 258 kol me shtetasin Hysen Ruka, i cili rezulton të jetë aksionar i shoqërisë “Bindi Integrated Services sha”, me administrator shtetasin Petri Deti, ofron shërbime të lidhura me përgatitjen e business case të transaksionit, realizimin e negociatave për transaksionin, formatimin e kontratës së shitjes së aksioneve në lidhje me transaksionin, si dhe në përgjithësi asistencë për finalizimin e suksesshëm të transaksionit.

Shoqëria “Bindi Integrated Services sha”, tek e cila konstatohet se shtetasi Arben Ahmetaj merr përsipër të ofrojë shërbim, ka qenë në negociata për transferimin e aksioneve, në favor të shoqërisë “Albania Online Service Provider” sh.p.k. e cila është pikërisht shoqëria që ka blerë gjithë aksionet e shoqërisë H-Communications sh.a. Sipas nenit 4.1 të kontratës së shërbimit të sipërcituar, shpërblimi që furnizuesi (personi nën hetim Arben Ahmetaj) do të marrë, do të jetë në formën e një pagese mbi bazën e suksesit të transaksionit (Success Fee).

Në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, nr. indeksi 00693 e vitit 2010, dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 31.03.2010, personi nën hetim Arben Ahmetaj ka deklaruar se nga ky shërbim, për periudhën 15.09.2008-03.2009 ka përfituar shumën prej 45 000 euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë