Nga Parisi në Tiranë, çfarë po ndodh në Evropë? Shtatë vende përballë protestave
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Zjarrvënësi”, duke vënë në pranga një 48-vjeçar të dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në qytet, ngjarje që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan Klodian Çina, 48 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur më herët në kërkim policor.
Sipas hetimeve, 48-vjeçari dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë dhe më pas është larguar, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.
Policia dyshon gjithashtu se ai është autor i vjedhjes së një biçiklete në Lushnjë, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet dy ditë përpara ngjarjes. Biçikleta është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se pranë të dyshuarit ka qenë edhe një person tjetër, por sipas hetimeve paraprake ai nuk rezulton i përfshirë në zjarrvënie. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë kanë lidhje me rastin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”.
Lushnjë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Zjarrvënësi”.
Kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe veprimeve intensive për lokalizimin e autorit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Zjarrvënësi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i shpallur më parë në kërkim policor.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 19.05.2026, gjatë orëve të para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjës, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, së bashku me shtetasin K. Ç., shfaqet edhe një person tjetër, i cili, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë i implikuar në zjarrvënie.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore të thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit K. Ç.
Shqipëria do të shpenzojë 7.9 miliardë euro për investime në infrastrukturën e Transportit deri në vitin 2030. Sipas str...
Përmirësimi i platformës shtetërore të shërbimeve elektronike përmes ndërtimit të të ashtuquajturës e-alb...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq–Delvinë, i konsideruar si një nga investimet më të rëndësish...
Gjenden sende të paligjshme në burgun e Fierit. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Operacionale të DPB-së në ambiente...
Në godinat e braktisura të ish kampit të punës së detyruar të Spaçit, i përdorur gjatë diktaturës komuniste ...
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar këtë të dielë në Kamëz. Ngjarja ka n...
Në Kamëz, rreth orës 03:40 të mëngjesit, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka ndodhur një shpërthim i n...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 17-vjeçarit e ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Kthesës së Kamzë...
Detaje tronditëse zbardhen nga ngjarja në Tiranë, ku i plagosur mbeti aksidentalisht një 17-vjeçar. Katër të rinjtë nd...
Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë ...